Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet t’i shpërbleni fëmijët me para kur iu ndihmojnë në punët e shtëpisë, ja ç’thonë psikologët

Këshilla për shtatzëna 09/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Motivimi i fëmijëve përmes parasë është një temë që i ka ndarë psikologët në dy grupe.

Shpërblimi i të vegjëlve me para, kur këta të fundit ende nuk e dinë vlerën e parasë mund të jetë një veprim i gabuar që mund të shoqërohet në vitet në vijim me jo pak efekte negative.

Para së gjithash prindërit duhet të jenë të aftët të ndajnë detyrat e fëmijëve nga “kërkesat shtesë” që mund ata mund t’u japin atyre. Nëse për këto të fundit mund të ketë një shpërblim (që sërisht nuk duhet të jetë monetar), po për detyrimet që ata kanë, duhet medoemos që prindi t’i shpërblejë fëmijët? Pasi të jeni qartësuar ju vetë se çfarë prisni nga fëmija dhe çfarë jo, atëherë mund të ndërtoni një sistem vlerësimi !

Megjithatë psikologët janë të mendimit se fjalët vlerësuese, nxitëse dhe motivuese janë edukata më e mirë që mund t’u japim fëmijëve 5 viteve të para të jetës.

Nëse për çdo detyrë të kryer nga fëmijët (flasim këtu jo vetëm për punët e shtëpisë) do të detyrohemi t’i paguajmë ata, fëmijët nuk do të jenë të aftë në të ardhme të kuptojnë se çfarë kanë për detyrë të bëjnë.

Ndonëse psikologët mbështesin teorinë se fëmijët rreth moshës 3-4 vjeçare duhet të fillojnë të ndihmojnë prindërit me punët e shtëpisë, prindërit nuk i shohin këto të fundit si detyra që i përkasin të vegjëlve. Këtu psikologët mund t’i kuptojnë apo justifikojnë shpërblimet monetare, por kur vjen puna tek detyrat e shtëpisë, ata pohojnë se ky është gabimi më trashanik që mund të bëjnë prindërit e që ka pasoja afatgjate tek fëmijët!

Në këtë moshë, të mësuarit e të nxënit duket se është “detyra”e vetme e një fëmije dhe duke i dhënë para, ata do të krijojnë një realitet të shtrembëruar, sipas tyre. Duhet të mësoj ,që mami të më japë para! Nëse nuk me jep atë që dua, nuk kam pse mësoj! Për çfarë duhet të mësojë një fëmijë? Për lodra, për para? Nëse deri më tani nuk keni filtruar “sistemin e vlerësimit” ka ardhur koha të riorganizoni detyrat dhe te drejtat e fëmijëve./Living.al/

Artikulli paraprakNjësiti i mjekëve të QKUK-së në aksion kundër Hetem Ramadanit
Artikulli i rradhës Kjo është gruaja që iu deshën 4 ditë për të lindur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.