Ndërsa ishin duke luajtur, disa fëmijë vunë re diçka që dilte nga rëra në një grumbull plehrash pranë. Aty ishin këmbët e një foshnjeje, e cila ishte mbërthyer në qese.
Fëmijët menjëherë thirrën të rriturit të cilët filluan të gërmonin.
Disa minuta më fonë ata nxorrën një fëmijë të sapolindur nga toka dhe gjëja e pabesueshme ishte se ajo po jetonte ende, transmeton Lajmi.net
Ishte një vajzë e shëndoshë, e lindur vetëm shtatë orë më parë dhe me kërthizë të ngjitur në kohën kur u gjet. Ata menjëherë e dërguan në spital dhe pas spitalit do të dërgohet në një qendër të kujdesit shtetëtor.
Babai i fëmijës është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje në tentativë. Ai ka pranuar krimin, duke thënë se ishte shumë i varfër për ta rritur vajzën.