Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mot i ndryshueshëm këtë javë, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta

Jetë 14/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të marten moti do parashihet kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Cerlsius.

Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatre dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Ndërkaq të premten parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa masksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Artikulli paraprakShqipëri, bien lindjet, faktor edhe emigracioni
Artikulli i rradhës Duraku thotë se po shantazhohet nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së, publikon disa foto të laboratorit të internos në gjendje të tmerrshme

Ju sugjerojmë

Studim: Ozempic mund të ulë rrezikun e frakturave të kockave

19/06/2026 Jetë

SHBA: Mbi 700 milionë dollarë për të trajtuar çrregullimet mendore që lidhen me pastrehësinë

19/06/2026 Jetë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë

Nuk është kurrë vonë për terapi: Pse gjithnjë e më shumë të moshuarit po gjejnë qetësi në moshën e tretë?

18/06/2026 Jetë

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.