Dy nëna nga Shqipëria të strehuara në Kosovë pas tërmetit, kanë lindur fëmijët në spitalet e Kosovës.
Nëna që lindi fëmijën në Spitalin e Prizrenit ka thënë se kanë qëndruar në çadra pas tërmetit dhe për shkak të kushteve të rënda dhe gjendjes së saj shëndetësore janë strehuar në Kosovë. Ajo thotë se është trajtuar shumë mirë në spital dhe është shprehur shumë falënderuese.
Një tjetër nënë që ka lindur fëmijë në Spitalin e Pejës është shprehur poashtu falënderuese për trajtimin nga mjekët kosovarë. Atë e ka vizituar edhe ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri la të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar, si dhe mijëra qytetarë kanë mbetur pa shtëpi dhe banesa. /Gazeta Shneta/