Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e dini se çfarë është shtatzënia kimike? – Simptomat dhe trajtimi

Këshilla për shtatzëna 19/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me këtë term të shtatzënisë kimike nënkuptojmë shtatzëninë që përfundon shumë herët gjatë tremujorit të parë.Shtatzënitë kimike konfirmohen nga testimi për Hcg, hormonet që tregojnë praninë e një shtatzënie. Këto hormone zbulohen në mënyrë tipike nga një test shtatzënie përmes urinës ose gjakut.Megjithatë, brenda disa javësh, këto nivele të Hcg, fillojnë të bien me shpejtësi, duke nënkuptuar fundin e shtatzënisë. Si rezultat i kësaj, fëmija dhe qesja amniotike nuk mund të shihen përmes ultratingullit andaj edhe ndodhë dështim apo abort spontan.

Besohet se shtatzënia kimike ndodhë kur fetusi vdes mënjëherë pas konceptimit. Kjo ndodhë para se embrioni të ketë shansin të implantohet në mitër ku edhe mund të rritet e zhvillohet. Ashtu si problemet tjera gjatë shtatzënisë, edhe kjo shtatzëni kimike mund të jetë shumë shqetësuese për çiftet që presin fëmijë.
Sa e zakonshme është shtatzënia kimike?

Për fat të keq, ky lloj është shumë i zakonshëm, dhe mendohet rreth 50 deri 60% e shtatzënive të parakohshme përfundojnë me abort. Shumica e femrave nuk e kuptojnë mënjëherë këtë, për shkak se këto aborte ndodhin gjatë gjashtë javëve të para të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, shenjat tipike të kësaj shtatzënie nuk janë gjithnjë të dukshme, madje shumica e femrave në këtë periudhë as nuk e dinë se kanë qenë shtatzënë. Për fat të mirë, për shkak se testet e shtatzënisë po gjithnjë e më shumë të ndjeshme, tani është e mundur që gratë të zbulojnë shtatzëninë deri 3 ditë para se të kenë ciklin. Kjo nënkupton se janë në gjendje të njohin shtatzëninë e tyre parakohe, duke e bërë të mundur edhe njohjen e shtatzënisë kimikë.

Çfarë shkakton shtatzënia kimike?

Shkaqet e shtatzënisë kimike shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar, por ekzistojnë disa shkaqe të zakonshme:Anomali e kromozomeve: është shkaku më i zakonshëm për shtatzëni kimike, këto janë të pranishme në kohën e konceptimit dhe parandalojnë që foshnja të formohet siç duhet, si rezultat, trupi humbet fëmijën.

Anomalitë e mitrës: të tilla si prania e fibroideve në mitër, mund të ndërhyjë në implantim, duke rezultuar në shtatzëni kimike.

Mangësi hormonale: gratë me defekte të fazës luteale dhe mangësi tjera të hormoneve kanë vështirësi në mbajtjen e shtatzënisë për shkak të mungesës së hormoneve. Si rezultat, trupi përjeton një abort.

Simptomat e shtatzënisë kimikeSimptomi më i zakonshëm për detektim është përmes rritjes së nivelit të Hcg-së. simptomat tjera tipike përfshijnë:

Ndjeshmëri të gjirit;
Mundim në mëngjes dhe të përziera;
Lodhje;

Këto simptoma fizike zhduken pas gjashtë javëve të shtatzënisë dhe fillon cikli juaj menstrual.Cikli juaj mund të ëprfshijë këto simptome:Mpiksje të vogël të gjakut;

Rritje e sasisë së gjakut;
Gjakderdhje më e madhe;

Diagnoza e shtatzënisë kimikeShtatzënitë kimike diagnostikohen kryesisht përmes analizave të gjakut të shtatzënisë, monitorohet niveli juaj i Hcg-së për të siguruar nëse shtatzënia juaj ecë pa probleme. Nëse vërehet ulje e papritur e nivelit të Hcg-së, atëherë kjo sinjalizon abort.Pas testeve të Hcg-se bëhet edhe ultratingull për të parë nëse ka shenja jete brenda mitrës. Me shtatzëni kimike nuk vërehet implantim dhe nuk ka rrahje të zemrës.

Artikulli paraprakNëna e re konfuzon: ‘Të qenit nënë të bën të ndihesh personi më i vetmuar në botë’
Artikulli i rradhës 4 gjërat që ua themi fëmijëve çdo ditë, që po i dëmtojnë tej mase!

Ju sugjerojmë

Substancat gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e fetusit, paralajmërojnë ekspertët

22/06/2026 Jetë

Qasje e kombinuar rekomandohet për trajtimin e rosacesë gjatë shtatzënisë

22/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Rreziku nis para shtatzënisë: Studimi lidh pesticidet me probleme shëndetësore te të porsalindurit dhe fëmijët

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia ndryshon trurin e gruas, ndërsa e dyta lë gjurmë edhe më të veçanta

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.