Megan Sites u vendos në një ventilator pasi u infektua me koronavirus në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Megan Sites 27-vjeçare ishte shtatë muajshe shtatzënë kur ajo u infektua me Covid-19 shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Shpresat e mjekëve u shuan, kur papritmas gjendja e saj u përkeqësua.
“Kam pasur disa momente përplasjeje kur unë i thashë vetes – kjo është, nuk do ta bëj “, shtoi ajo.
Ekspertët nga Kolegji i Mjekësisë në UC sugjeruan të kryhet një oksigjenim i membranës ekstrakorporale, një procedurë e “zgjidhjes së fundit”, e cila përfshin zëvendësimin e përkohshëm të mushkërive dhe zemrës së një pacienti.
Për fat të mirë, lindja pati sukses dhe që të dy – nëna dhe foshnja – ishin në gjendje të mirë shëndetësore.Foshnja u dërgua në një njësi të kujdesit intensiv nenonatal, duke e lënë Megan të shërohej.
Dhjetë ditë pas lindjes, nëna është lejuar të shohë për herë të parë fëmijën e saj, Jameson – ai është i shëndetshëm pa asnjë shenjë të koronavirusit./GazetaShneta/