Disa foto të publikuara në rrjetet sociale shfaqin momentin e jashtëzakonshëm kur vajza 12-vjeçare, e cila asiston mjekun gjatë lindjes së vëllait të saj.
Jacee Dellapena është futur në sallën e lindjes nga stafi mjekësor në spitalin baptist në Jackson të Misisipit në SHBA, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e Jacees, Dede Carraway, ka thënë se ka dashur që vajza të marr pjesë në lindjen e saj të fundit.
“Kam qarë sepse mendova se nuk do të marr pjesë në lindje sepse jam shumë e vogël”, ka deklaruar vajza.
Babai i saj kapi momentet e jashtëzakonshme me kamerë dhe i publikoi ato në facebook duke shkruar: E kemi doktorin më të mrekullueshëm. /Gazeta Shneta/