Të keni një lindje cezariane (c-section) nuk është një vendim që lehtë merret nga mjeku juaj.
Është zgjedhja e tyre e fundit për lindje, ndërsa shumë parametra e përcaktojnë nëse do të kryhet ajo ose jo, shkruan Fit Pregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
E, shumica e nënave të cilat kryejnë lindje cezariane, do të kryejnë këtë procedurë edhe me lindjet e tjera. Por, deri në sa lindje cezariane në mënyrë të sigurt mund të ketë një nënë?
Te shumë femra është ndryshe. Disa rikuperohen shumë më shpejtë, ndërsa disa tjerave ju duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar.
“Është e kuptueshme që shumë rreziqe shtohet pasi të rritet numri i lindjeve cezariane”, thotë David Ghausi, mjek-gjinekolog nga SHBA-ja.
“Unë te një femër kam realizuar lindjen e gjashtë me prerje cezariane, virtualisht pa asnjë komplikim ose vështirësi”, shti tutje Dr Ghausi.
Gjithsesi, studimet e fundit shkencore sugjerojnë që një femër do të ketë pa ndonjë problem deri në tre lindje cezariane. /Gazeta Shneta/