Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E konfirmon MSH: Iljasa Fazliu pa licencë punonte në QKUK dhe mbante pozitën e shefit

Lajme 30/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se Iljasa Fazliu punonte në QKUK dhe në ordinancat e tij pa licencë pune. Ndonëse s’kishte licencë, Fazliu poashtu e mbante pozitën e shefit në ORL, i emëruar nga ud. Prnavera Zejnullahu-Raçi

Defektologu Iljasa Fazliu punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në ordinancat e tij private, pa licencë pune. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Sipas MSH-së Fazliu kishte licencë pune nga ky institucion vetëm deri më datën 18 shtator të këtij viti. Ai u emërua shef më 9 shtator edhe përkundër se s’kishte licencë vazhdonte të punonte dhe të mbante pozitën në QKUK.

“Licenca e parë është lëshuar me datë 12.04.2005 dhe ka skaduar me datë 12.04.2010. I njëjti është ri-licencuar me datë 18.09.2017 (asokohe ri- licencimi nuk ka qenë ende përgjegjësi e transferuar të odat) dhe data e skadimit te licencës së tij është 18.09.2022. Nga viti 2018 e tutje ri-licencimi është bartur si përgjegjësi nga MSh tek odat përkatëse profesionale, në rastin konkret të OIK.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ditë më parë MSH ka konfirmuar poashtu se ordinanca e Fazliut “AAR Logo Plus” nuk ishte e licencuar nga ky institucion.

Fazliu ishte avancuar në QKUK në pozitën e shefit në Klinikën e ORL-së më 9 shtator nga ud. Pranvera Zejnullahu-Raçi. Ai nuk është as anëtar i Odës së Infermierëve.

Në Ligjin e Odave të Profesionistëve shëndetësor, Neni 8 e përcakton se çdo profesionist shëndetësor është i obligueshëm të jetë anëtar i odave për të ushtruar veprimtarinë profesionale.

“1. Anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm për të gjithë doktorët e mjekësisë, doktorët e stomatologjisë, farmacistët e diplomuar, infermierët e diplomuar, mamitë e diplomuara, fizioterapeutët e diplomuar, laborantët e lartë mjekësor, logopedët e diplomuar, foniatët e diplomuar, psikologët klinik, profesionistët tjerë shëndetësor me kualifikim të mesëm dhe të lartë të përcaktuar në regjistrin zyrtar të ministrisë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës.

2. Anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm edhe për profesionistët shëndetësor nga paragrafi 1. I këtij neni të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të mbrojtjes sociale, institucione tjera të organeve shtetërore, në fakultete, gjegjësisht në shkolla profesionale, në ambulanca të mjekësisë së punës si dhe në të gjitha rrethanat tjera ku ushtrohet veprimtaria shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në nenin 8 të këtij ligji.

Iljasa Fazliu është pezulluar nga puna në QKUK pas arrestimit nga Policia e Kosovës, për shkak të skandalit të abuzimit me 5-vjeçaren e prekur nga autizimi, në njërën nga ordinancat e tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeliriumi mund të jetë një simptomë e mbidozës të kësaj vitamine të njohur
Artikulli i rradhës Gruaja 35-vjeçare e vrarë ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja

Ju sugjerojmë

Prishtinë: Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë

04/07/2026 Lajme

Dogana e Kosovës zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

04/07/2026 Lajme

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

04/07/2026 Lajme

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

04/07/2026 Lajme

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

04/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.