Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e njihni vaginën tuaj? 20 fakte që mund t’i mos i keni ditur

Femina 28/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e njihni vaginën tuaj? A keni pasur ndonjëherë guximin për ta pyetur gjinekologun për “ATË”? E pra, në qoftë se ju nuk e keni bërë ndonjëherë, këtu është një listë e 20 gjërave që me siguri do të donit t’i dinit:

1. Vagina nuk është e pafundme

Pra, çfarëdolloj gjëje që të përfundojë në të (prezervativë, tampon etij), do të dalin. Vagina nuk është e lidhur me organet e tjera, kështu që fundin e ka të mbyllur.

2. Vagina mund të “bjerë”

Kjo mund të ndodhë. Sidomos me moshën. Pasi është përdorur muskujt mund të bien: Quhet prolapsi vaginale. Por rrini të qeta gjithçka mund ta rregullojë kirurgjia.

3. Prezervativi nuk është gjithçka

Në kuptimin që ju mund të jeni në kontrakt me sëmundje seksualisht të transmetueshme madje edhe me përdorimin e tij. Për shembull, herpesi mund të merret edhe me prezervativ. Kujdes në zgjedhjen e partnerit tuaj.

4. Secila prej nesh ka të veten

Nuk janë standarde. Secila femër ka vaginën e vet.

5. Vagina është një muskul

Dhe si të gjithë muskujt, nëse nuk përdoren bëhet e dobët.

6. Marrëdhënia seksuale nuk është gjithçka

Tashmë e dini se shumë femra nuk arrijnë orgazëm vetëm me seks. Klitori është gjithmonë burimi i parë i kënaqësisë në një femër dhe ai stimulohet në mënyrë indirekte se sa direkte.

7. Pika “G”

A nuk mendoni se jeni të vetmet që të paktën nuk dini se çfarë është dhe ku është. Përpiquni ta stimuloni (edhe vetë), pjesën e përparme të vaginës. Pak a shumë pika është ajo. Të jeni të sigurta se do ta kuptoni nëse e gjeni.

8. Aromat

Vagina ka aromën e saj të veçantë. Mos u mundoni për ta ndryshuar atë! Është e rëndësishme për të mbajtur higjienën personale në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që çdo gjë të jetë në rregull.

9. Çfarë është Paptesti

Ai shërben për të njohur kancerin e qafës së mitrës. Në këtë kontroll nuk përfshihen vezoret, mitra dhe zorra e trashë.

10. Mpiksje te gjakut gjatë ciklit

Ndodhin veçanërisht në qoftë se cikli është i bollshëm. Është një mekanizëm mbrojtës për të parandaluar gjakderdhje:n.

11. Thatësia e vaginës

Sa më shumë kalojnë vitet aq më e natyrshme bëhet. Pra, para se të keni marrëdhënie seksuale, mos kini frikë për të përdorur një lubrifikant.

12. Hyrja e ajrit

Futja dhe dalja e ajrit brenda vaginës duke bërë dhe zhurmë është diçka e zakonshme dhe normale.

13. Edhe femrat “derdhen”

Disa femra kur arrijnë orgazëm ejakulojnë si dhe meshkujt. Kjo quhet “Squirting”.

14. Kur bën seks të dhëmb

Në teori kjo nuk duhet të ndodhë, por ndodh. Me përjashtim të problemeve mjekësore (inflamacion, kandida, etj), problemi është përqendruar në mendje. Mos vazhdoni të vuani në heshtje, kërkoni ndihmë.

15. Seksi bën mirë, e jo vetëm për vaginën

Këtë e dimë tashmë.

16. Pse qimet rreth vaginës nuk rriten, e flokët po

Ato rriten njësoj si flokët. Por ndryshe nga ato, kur qimet arrijnë një gjatësi të caktuar bien.

17. Si bëhet ndryshimi i seksit nga femër në mashkull

Kjo nuk është gjë e lehtë dhe duhet të bëhen një numër operacionesh. Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Ku duhet të hiqni vezoret dhe rindërtoni penisin.

18. Edhe fëmijët masturbohen

Diskutim delikat, por me të cilin duhet të merren të gjithë prindërit. Është një zakon që të gjithë fëmijët e kanë. Siç ata përjetojnë çdo gjë tjetër, eksplorojnë edhe trupat e tyre nga kurioziteti, për t’u siguruar dhe për t’u qetësuar. Mundohuni të mos përfshiheni nga ankthi.

19) Panik nga tamponi

Rrini të qeta, edhe pse është e këshillueshme për t’i ndryshuar ato në një distancë prej pak orësh, shoku toksik ka një përqindje shumë të ulët.

20) Nëse jam shtatzënë, a e dëmton seksi fëmijën

Jo, nuk e dëmton. Fetusi nuk e ka idenë se çfarë po ndodh aty rrotull.

Artikulli paraprakHiqeni urdhjen sa hap e mbyll sytë
Artikulli i rradhës Shikoni si reagojnë qytetarët, kur një femër shtatzënë u kërkon t’ia ndezin cigaren (Video)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.