Një grua 100 vjeçare, Anatolia Vertadella ka lindur një foshnje pas një transplanti të suksesshëm të vezoreve.
Transplatimi i diskutueshëm është kritikuar gjerësisht nga profesionistët mjekësorë për shkak të moshës së saj të shtyer.
‘Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mjekët që kryen operacionin’, u shpreh ajo.
‘Ndjenja e lindjes së fëmijës është e mahnitshme dhe unë jam shumë mirënjohëse, ky është vërtetë një bekim i Perëndisë’, u tha ajo gazetarëve, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo tregon se nuk mund të mbetej shtatëzënë për shkak të kancerit të vezorëve.
Operacioni ishte krejtësisht i ligjshëm në Turqi dhe u ndërmor nga një numër i madh i kirurgëve dhe ekspertëve.
Sipas raporteve mjekësore, gruaja është në shëndet të mirë për moshën që ka dhe ka shumë vite përpara për të ndarë me foshnjën e saj./Gazeta Shneta/