Vite më parë, pjesa më e madhe e grave në shoqërinë shqiptare lindnin në shtëpitë e tyre, meqenëse institucionet mjekësore shpeshherë nuk ofronin kushtet e duhura.
Megjithatë, Natalia-s iu ofruan të gjitha kushtet, megjithëse vendosi që lindjen ta bëjë në ambiente të shtëpisë, shkruan Gazeta Shneta.
Por, Natalia nuk e priste këtë befasi. Foshnja të cilën e lindi peshonte 5 kilogramë, duke thyer pritshmëritë e së ëmës.
“Nga përmasat e barkut të Natalies e dinim që bebi do të ishte pak i madh, por nuk e mendonim kurrë se ai do të ishte 5 kg, ndërkohë që pesha mesatare e lindjes për djemtë është vetëm 3.4 kg”, theksoi fotografja e Natalies, të cilën e porositi që ta fotografonte përgjatë procesit.