Danielle Gaither kishte vetëm një për qind shans për të mbijetuar pas operacionit në të hapur në zemër, në të njëjtën kohë ishte duke lindur fmëijën me seksion cezarian.
Dhe 111 ditë më vonë, gruaja e Karolinës së Veriut, më në fund mbajti djalin e saj në krahë për herë të parë, pas lindjes së tij dramatike, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët i thanë asaj se ishte e sigurtë që të mbetej shtatzënë, me një para-gjendje të quajtur Sindromi Marfan, por në javën e 39-të të shtatzënisë ajo u dërgua në dhomën e urgjencës, pasi kishte dhimbje të forta gjoksi.
Ajo u zbulua se po përjetonte një diseksion aortal. Arteria kryesore që pomponte gjakun në zemrën e saj u ça, duke ndërprerë furnizimin me organet e saj dhe fëmijën e saj të palindur.
Ajo u nxitua për në kirurgji dhe mjekët kryen njëkohësisht dy ndërhyrje: një kirurgji të hapur dhe një prerje cezariane – në një përpjekje të madhe për të shpëtuar jetën e saj dhe atë të foshnjës së saj të palindur. Operacioni për të shpëtuar jetën e saj mori gjashtë orë, me ndihmën e 20 mjekëve.
“Trupi i Danielle po vdiste dhe ne e dinim se duhej të angazhoheshim së bashku për të shpëtuar dy jetë”, tha Dr Jeko Madjarov, kirurg kardiokirurik për Daily Mail Online.
“Këto operacione kryhen konvencionalisht veçmas, por e dinim se nuk kishte kohë të mjaftueshme, ne ishim gjithashtu të sigurt se do të kishim sukses. Pra, katër skuadra punuan së bashku për të shpëtuar dy jetë.”
Në një video, e siguruar nga Daily Mail, nëna e katër fëmijëve shihet duke qarë derisa mbante djalin e saj për herë të parë.
“Jam shumë e gëzuar që gjendem këtu dhe dua të falenderoj Dr. Madjarov dhe skuadrën, së bashku me Perëndinë që shpëtuan jetën time.”, tha ajo./Gazeta Shneta/