Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e rritë Acetaminofeni rrezikun për Autizëm dhe Deficitin e Vëmendjes së Hiperaktivitetit gjatë marrjes në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 23/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë shtatzëne, kanë treguar se acetaminofeni (Tylenol, Paracetamol) është lehtësuesi më i mirë për dhimbje gjatë kësaj periudhe.

Tani, një studim i madh izraelit i vitit 2018 sugjeron që marrja e këtij bari shumë shpesh gjatë shtatzënisë mund të rrisë rreziqet e një fëmije të predisponueshëm për zhvillimin e çrregullimeve të autizmit ose të deficitit të vëmendjes së hiperaktivitetit (ADHD).

Hulumtuesit bënë një meta-analizë të shtatë studimeve që përfshijnë 132.738 çifte të nënave dhe fëmijëve shkruan health.clevelandclinic, transmeton Gazeta Shneta.

Pacientët janë ndjekur për periudha që variojnë nga 3 në 11 vjet, varësisht nga studimi, duke përdorur pyetësorët, intervistat dhe vetë-raportet mbi përdorimin e ilaçeve.

Analiza zbuloi një rrezik 20 % më të lartë të autizmit dhe një rrezik 30 % më të lartë të ADHD për fëmijët që kishin ekspozim të zgjatur ndaj acetaminofenit në mitër.

Megjithatë, këto studime vë në dukje se marrja e sasive të vogla të acetaminofenit gjatë shtatëzanisë – në një studim, për më pak se tetë ditë – nuk rriti rreziqet.

Duke komentuar mbi këto rezultate, doktoreshë Zanotti, vë në dukje se “acetaminofeni është ende bari më i sigurt i  njohur për t’u marrë gjatë shtatzënisë për probleme si temperaturë dhe dhimbje.

“Kur je shtatzënë, është më e rrezikshme të kesh një temperaturë të patrajtuar sesa të marrësh acetaminofen”.

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se pse autizmi është një nga çrregullimet më të përhapura në zhvillim në Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar një në çdo 59 fëmijë.

Incidenca e deficitit të vëmendjës së hiperaktivitetit është gjithashtu në rritje, duke ndikuar një në çdo 20 fëmijë.

“Të dy sëmundjet mund të rrjedhin nga shumë faktorë të ndryshëm, kështu që shkaku i vërtetë i tyre është kuptuar keq”, thotë Zanotti.

Asnjë nga studimet që u rishikuan nuk përfillte faktorët e mjedisit, karakteristikat e nënës ose faktorët gjenetikë, të cilët mund të rrisin rrezikun për autizëm ose ADHD.

“Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht efektet e ekspozimit të zgjatur të acetaminofenit tek foshnjet gjatë shtatzënisë”, thekson ajo.

Dr. Zanotti thotë se “nëse keni ethe ose nëse dhimbja është duke prishur jetën tuaj të përditshme gjatë shtatzënisë, është mirë që të merrni acetaminophen herë pas here. Ne thjesht nuk duam që ju të merrni acetaminophen çdo ditë ose afatgjatë” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSejdiu ngushëllon ambasadoren Dostert për vdekjen e Dukës së Madh – Jean
Artikulli i rradhës A mund të shkaktojnë deodorantët kancerin e gjirit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.