A e shëron syrin e skuqur qumështi i gjirit të nënës, ja çfarë thonë studimet

2017-05-18 në ora 13:18

Është e njohur tradita e mjekimit popullor me qumësht gjiri kur kemi skuqje në sy. Por a është vërtetë kjo metodë një mjekim, apo vetëm një mit që na ka mbetur prej kohësh.

Ideja e përdorimit të qumështit të gjirit të nënës për shërimin e syrit, daton nga shekulli 18, shkruan organizata e njohur në botë për promovimin e qumështit të gjirit ‘La Leche League’, transmeton Gazeta Shneta.

Kur bakteret kanë shkaktuar skuqje në sy, disa studime thonë se qumështi nuk ka efekt kundër tyre. Sigurisht se për një foshnje me sy të skuqur, duhet të konsultohet mjeku sepse përdorimi i qumështit mund të rezultojë me dëmtime afatgjate të pakthyeshme.

Në një studim në vitin 2007 nga ‘Verd’, ku u trajtuan me antibiotik foshnjet me kanale të bllokuara të lotëve të syrit dhe me qumësht të gjirit të nënës, rezultoi se ky i fundit mbase mund të jetë i sigurt.

“Bllokimi i kanaleve të lotëve mund të lirohet edhe pa ndonjë terapi. Por nëse doni të bëni diçka, atëherë edhe qumështi i gjirit të nënës është një mundësi e sigurt”, u tha në rezultatet e këtij studimi.

Në vitin 2012 u publikua një studim tjetër në revistën britanike për Ofalmologji, ku u zbulua se në 100 për qind të mostrave të qumështit të gjirit, u gjetën baktere duke përfshirë edhe të tilla që mund të shkaktojnë sëmundje.

Megjithëse kishte disa efekte ndaj disa prej baktereve, studiuesit konkluduan se “qumështi i nënës nuk ka gjasa të jetë efektiv kundër inflamacioneve”.

Por në këtë studim ka pasur një gjetje tjetër interesante. Të gjitha bakteret e testuara nga qumështi i nënës, kishin efekt kundër një baktere e cila shkakton gonorre, një infeksion i syve që haset më së shumti tek fëmijët e lindur para kohe. /Gazeta Shneta/