Shtatzënia është procesi që ndodh kur sperma e mashkullit takon vezën e femrës dhe veza e fekonduar më pas ngulitet në muret e mitres nga ku zhvillohet fëmija.
Kështu pra, çdo lloj seksi ku sperma hyn në vagjinë mund të rezultojnë në shtatzëni; edhe atëherë kur penisi është afër, por jo brenda vagjinës kur ai ejakulon. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë jeni, një gjë që duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja në mitër= shtazani.
Por sa janë gjasat që një grua të mbetet shtatzënë nga seksi i pambrojtur? Kjo varet se në cilën ditë të ciklit ajo është.
A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual?
Përgjigja shkurt është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) të rregullta, ke më pak gjasa të mbetesh shtatzëne, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur.
Periodat e rregullta (menstruacionet) janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe ky është cikël i rregullt menstrual!
Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta:
Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit.
Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm.
Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e gjitha!
Hapi 4: Përdor çdo aplikacion që regjistron dhe ju njofton për ciklin tuaj mentrual.
Nëse numëron për disa cikle dhe e sheh që periodat vijnë zakonisht në numër të njëjtë ditësh atëherë mund të themi se ke periodat të rregullta. Mos harroni se jo secili cikël do të jetë në numër të njëjtë ditësh, por mos u shqetësoni – është normale që të keni pak ditë më pak apo më shumë nga një cikël në tjetrin.