E shikon ‘live’ të dashurin duke e tradhtuar, por hakmarrja është e ëmbël (VIDEO)

2017-03-05 në ora 07:53

Edhe një kamerë e fshehur në të cilën testohet besnikëria e partnerit është publikuar në internet.

Edhe pse një formë e tillë e matjes së besnikërisë së partnerit po kritikohet në masë të madhe, ekziston një grup i caktuar i njerëzve që vazhdojnë ta praktikojnë një metodë të tillë, transmeton Telegrafi.

Një vajzë dyshonte prej kohës se i dashuri po e tradhton dhe për ta shuar kureshtjen dhe dyshimet, ajo vendosi të angazhojë një ekip të specializuar në realizimin e kamerave të fshehta.

Derisa partneri i saj nuk ishte në dijeni se do të jetë pjesë e një kamere të fshehtë ku përmes një aktoreje tejet të bukur do të joshet, e dashura e tij do ta shikojë gjithë ngjarjen nga ekranet e kamerave të fshehura.

Dhe natyrisht siç edhe kishte pritur, ai nuk hezitoi shumë që t’i vardiset aktores e cila luante rolin e një gazetareje seksi me një minifund që vazhdimisht e provokon.

Por kur kalohen të gjitha limitet ajo vendosë të shfaqet në vendin e ngjarjes dhe t’i tregojë partnerit se lidhja e tyre ka përfunduar, dhe se prej kohës kishte dyshuar se ai po e tradhton.