Koronavirusi duket se është më vdekjeprurës për burrat. Por, në çdo mënyrë tjetër, gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie.
Nga rritja e dhunës në familje dhe qasja e kufizuar në shërbimet e planifikimit familjar, masat e bllokimit, po dëmtojnë gratë dhe të drejtat e tyre themelore më tepër sesa burrat shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Epidemitë e mëparshme të Ebolës dhe Zikës kanë rezultuar në pengesa të mëdha për gratë dhe vajzat në rajonet më të prekura nga COVID-19 dhe ekspertët dhe aktivistët po paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh globalisht tani.
Një analizë e CNN në fillim të këtij viti zbuloi se burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin pasi u diagnostikuan me COVID-19. Por, ekspertët thonë se përqëndrimi thjesht në të dhënat shëndetësore është i rrezikshëm.
“Burrat kanë rezultate më të rënda shëndetësore nëse infektohen por, kur mendojmë për ndikimet dytësore, këtu shohim që gratë po preken në mënyrë disproporcionale,” tha Julia Smith, një studiuese në Universitetin Simon Fraser në Kanada./GazetaShneta/