Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie intime kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë mashkull. Ky është përfundimi më i ri që vjen nga bota e shkencës.
Në studimin e fundit, të kryer nga Instituti Kombëtar “Eunice Kennedy Shriver” në SHBA, u përfshinë më shumë se 1000 femra të cilat kishin pasur shtatzëni të ndërprerë.
Ato morën një tabletë aspirinë ose një pilulë qetësuese jo të dëmshme para se kryenin marrëdhënie intime (të gjitha po planifikonin të mbeteshin shtatzënë). Rreth 30% e grave që pinë aspirinë lindën djalë, krahasuar me 23% të grave që morën pilulën qetësuese.
Rezultatet e publikuara në “Journal of Clinical Investigation” konfiromjë se aspirina rrit shanset për të lindur djalë me gati një të tretën.Studime të mëparshme kanë treguar se shtatzënitë endërprera, qofshin spontane ose të planifikuara, rrisin inflamacionin në mitër.
Sipas ekspertëve, sistemi imunitar e sheh zhvillimin e embrionit si një trup i huaj, prandaj e sulmon për përbërës inflamator dhe qeliza imune.
Ky inflamacion mund të ulë shanset që një femër të lindë djalë, duke qenë se fetuset meshkuj janë më të ndjeshëm.Aspirina është një ilaç anti-inflamator, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet, temperaturën dhe inflamacionin.