Kirurgu Enver Fekaj nuk ka pranuar ta operojë Hysen Ibrahimajn, 19 vjeçar, i cili më parë ishte operuar në spital privat te po i njëjti kirurg.
Operacionin e parë iu desht familjes Ibrahimajt që ta paguanin në një shumë prej 2 mijë eurosh, raporton KTV.
Familja ka thënë se mjeku u kishte premtuar që operacionin e dytë ta kryenin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas dy muajsh, për shkak se nuk kishin mundësi që ta përballonin financiarisht atë.
Por as sot operacioni nuk është kryer dhe 19 vjeçari mbetet me barkun e hapur dhe një drenazh në të, ngase kirurgu Enver Fekaj nuk po e merr më në dorë.
Pas kësaj, familja Ibrahimaj ishte ankuar tek drejtori i klinikës Rifat Bajrami.
Ndërkaq, si reagim i kësaj, Enver Fekaj kishte urdhëruar që askush nga stafi mjekësor në QKUK nuk do të guxojë ta operojë Hysenin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Koha.net.