Ibuprofeni është qetësues i dhimbjeve të përditshme, i cili përdoret për të trajtuar dhimbje shpine dhe dhimbjet nga cikli menstrual.
Përpos këtyre, ai është i dobishëm edhe në trajtimin e inflamacioneve, si ndrydhjet shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, si të gjitha ilaçet, edhe ibuprofeni ka efektet e tij anësore.
Këto efekte anësore të tij përfshijnë:
-Dhimbje koke,
-Marramendje,
-Vështirësi në frymëmarrje,
-Reaksion alergjik
-Dhimbje të forta në gjoks apo edhe në stomak
Në rast se përballeni me simptoma të tilla, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj./GazetaShneta/