Pasta e dhëmbëve përveç se njihet për zbardhjen e dhëmbëve dhe eliminimin e baktereve nga ato, mund të përdoret edhe për qëllime të tjera.
Redukton erën e trupit
Në rast të harxhimit të deodorantit tuaj dhe mungesës së atij deodorant, pasta e dhëmbëve mund të jetë zëvendësimi i përkryer për ju. Mjafton që ju të vendosni një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve në një material pambuku dhe t’a aplikoni nën sqetulla shkruan Gazeta Hefty, transmeton gazetashneta.
Dezinfektues në shtëpinë tuaj
Nëse ju aplikoni pastën e dhëmbëve në tualetin tuaj kjo mund të tingëllojë si e çuditshme, por në të vërtetë i siguron asaj erë të këndshme dhe njëkohësisht largon bakteret në të.
Eliminues i kërpudhave në këmbë
Për eliminimin e kërpudhave të formuara si shkak i lagështisë në gishtat e këmbëve mjafton që ju të merrni një tas, të vendosni pastën e dhëmbëve duke e mbajtur atë në gishtat e këmbëve për 30 minuta.
Pastrues i monitorit dhe tastierës tuaj
Monitori njihet si një pajisje famëkeqe për tubimin e baktereve, të cilës mund t’i ofrohet zgjidhje përmes pastës së dhëmbëve. Pastrimin e këtyre dy pajisjeve të cekura më lartë mund ta bëni duke e vendosur pastën e dhëmbëve në një leckë apo pallomë të lagur dhe duke i fërkuar butësisht. /Gazeta Shneta/