Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë 5 arsyet kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve tek femrat

Femina 13/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është mese normale që pas dushit të keni këputje të flokëve. Përdorimi i larësve si shampoja dhe balsami i flokëve, uji i ngrohtë dhe fërkimi ose krehja sjellin dobësim të tyre.

Por në qoftë se vini re se peshqiri, lavamani madje dhe vetë pllaka e dushit mbushen plot me flokë, duhet të shqetësoheni.

Sipas Julian Mackay-Wiggan, profesor dhe drejtor i njësisë kërkimore klinike në departamentin e dermatologjisë në University of Columbia, këto janë 5 arsyet kryesore që shkaktojnë rënie të flokëve:

  • Floku juaj është i tejpërpunuar : Substancat kimike që gjenden tek shampoja dhe balsami i flokëve, lyerjet e shpeshta dhe përdorimi i piastrës, tharëses dhe mashës së flokëve dobësojnë flokun dhe e bëjnë atë më të brishtë. Për këtë arsye duhet të zgjidhni produkte pa përmbajtje sulfatesh.
  • Jeni i stresuar: Humbja e flokëve pas një eskperience dramtike si humbja e peshës në mënyrë drastike, depresioni post-partum dhe stresi njihet ndryshe dhe me emrin mjekësor telogen effluvium. Gjatë kësaj faze floku pushon së rrituri dhe bëhet më i brishtë se zakonisht, këputet lehtë dhe duket si i vdekur. Ndryshimet hormonale ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e flokëve. Mos u shqetësoni pasi kjo fazë është kalimtare.
  • Ndiqni një dietë të varfër ushqimore: Ashtu si trupi, edhe flokët kanë envojë për një dietë të ekuilibruar ushqimore që të rriten në mënyrë të shëndetshme. Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, fast-food, ushqimi i konservuar dhe shtoni sa më shumë përbërës të ushqyeshëm si vitamina, proteina, hekur, magnez dhe kalcium.
  • Laheni me ujë të nxehtë: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni kur lani flokët është përdorimi i ujit të nxehtë. Shumë femra besojnë ende se uji i nxehtë largon më mirë bakteret nga skalpi dhe folikulat e flokëve. Kjo është tejet e gabuar, pasi uji i nxehtë ka në përmbajtjen e tij minerale gëlqerore të cilat në kontakt me shampon dhe balsamin shkaktojnë rënie flokësh. Zgjidhni një temperaturë mesatare. Në këtë mënyrë nuk do të keni as irritime dhe skuqje pas larjes.
  • Vuani nga gjëndrat tiroide: Hipertirodizmi (rritja e funksionit të tiroides) dhe Hipotirodizmi (ulja e funksionit të tiroides) shaktojnë njëkohësisht rënie të flokëve. Përveç humbjes së flokëve, simptoma të tjera të zakonshme të këtyre dy paolotgjive janë lëkurë e thatë, kapsllëk, humbje e papritur peshe, çrregullime në ciklin menstrual etj.
Artikulli paraprakEfektet magjepsëse të pastës së dhëmbëve
Artikulli i rradhës Vizita e parë e bebes te pediatri, çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.