Dr.Howard Forman, profesor në Universitetin Yale, thotë se nuk ka parë ndonjë virus që ndikon në të njejtën formë sikurse covid-19.
Duke ndjekur të dhënat e fundit, Forman tha se shkencëtarët ende janë duke mësuar funksionin e këtij virusi shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Ne kemi njohuri të pakëta në lidhje me efektin e virusit dhe për këtë duhet të dijmë sa më shumë që të marrim vendime më të mira për të publikuar informacione”, tha ai për Healthline.
Sipas një përmbledhje të botuar në revistën Frontiers, sugjeron se covid-19 ka shansa të bëhet sezonale në vendet me klimë të butë.
Sidoqoftë, studiuesit vërejnë se kjo do të ndodhë vetëm pasi të arrihet imuniteti i tufës – që mund të zgjasë me vite.
Deri në atë kohë, virusi do të vazhdoj të jetë i pranishëm në të gjithë stinët, thonë studiuesit.
Dr.Hassan Zaraket, profesor në Universitetin Amerikan të Bejrutit në Liban, tha se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me virusin dhe të vazhdojnë të praktikojnë masat parandaluese.
Zaraket, tutje shtoi se covid-19 do të bëhet sezonal, por pasi të jetë arritur imuniteti i tufës, i cili pritet të ulë shpejtësinë e transmetimit.
Në lidhje me vaksinat, Zaraket tha se vaksinat do kenë efektin e tyre, që do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë./GazetaShneta/