Ejakulimi i hershëm mund të jetë si pasojë e shumë arsyesh.
Një studim prej 500 çifteve britaneze zbuloi se meshkujt zgjasin në seks mesatarisht 5.5 minuta, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, studimi i Gazetës së Mjekësisë Seksuale thotë që gratë do të kënaqeshin më shumë nëse seksi do të zgjaste 23 minuta.
Fatmirësisht, Dr. Tom Brett, një doktor virtual i cili ka ekspertizë në shëndetin seksual, zbulon disa nga këshillat ndriçuese se si të zgjatni më shumë seksin në shtrat.
1. Paraloja
Seksi është diçka më shumë se depërtimi. Paraloja mund të rrisë ndjeshëm përvojën seksuale në aspektin e kohës dhe kënaqësisë.
2. Teknikat e sjelljes
Provoni ‘teknikën e shtrydhjes’ (shtrydhni majën e penisit për të parandaluar ejakulimin e hershëm).
Shtrydhja e penisit kur ndjeheni sikur jeni rrugës drejt ejakulimit, kjo metodë do ta ulë impulsin tuaj për ta bërë këtë.
Me kalimin e kohës duhet të jeni në gjendje të dalloni impulset dhe të jeni në gjendje të ndërtoni kontrollin me shtrydhje.
3.Shpërqendrimi mendor
Gjatë seksit, fokusojeni vëmendjen tuaj thellësisht në diçka jo-erotike.
Kjo metodë mund të reduktojë shijimin e aktit, por është shpesh efektiv përsa i përket vonesës së ejakulimit.
4.Prezervativët
Prezervativët zvogëlojnë ndjeshmërinë dhe prandaj zakonisht rritin kohën e zgjatjes së marrëdhënies.
Ata gjithashtu kanë bonus shtesë për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënitë e padëshiruara./Gazeta Shneta/