Disa ditë juve mund t’iu ndodhë të bëni “udhëtime” të shkurta brenda dhe jashtë tualetit, ndërsa ditë të tjera mund të ecin me rend dhe ju nuk do e vizitoni banjon për të bërë “numrin 2”. A paraqet kjo ndonjë shkak për shqetësim?
Sipas gastreologut Christofer Hair trupi i njeriut është kompleks, i cili ndihmon për të shpjeguar pse kaq shumë funksione “normale” ndryshojnë mes njerëzve, duke përfshirë gjumin, urinimin dhe defekimin, transmeton GazetaShneta.
Ajo që perceptohet si normale për shumë njerëz, është jashtë normale për të tjerët. Jashtëqitja është një shembull i tillë. Në shumë studime në defekim normal ‘të shëndetshëm’, jashtëqitja normale varion nga tri herë në ditë në tre herë në javë. Më pak se 40% e njerëzve të shëndetshëm bëjnë jashtëqitjen një herë në ditë.
Ndërsa jashtëqitja jashtë normales mund të nënkuptojë sëmundje të tilla si infeksioni (nëse shkoni në banjë shpesh) ose kancer (jashtëqitje me gjak). Kurse për rastet e tilla kur një person nuk mund të lirojë zorrën e trashë kjo nënkupton se ata mund të kenë probleme me metabolizmin, përcjellë “TheConversation”.
Edhe shkencëtari hulumtues Damien Belobrjadic ka thënë se shlirimi i përditshëm i zorrëve nuk është thelbësor për funksionimin e duhur të sistemit tuaj të tretjes. Megjithatë, periudha të gjata pa lëvizje të zorrëve (më pak se tre në javë) mund të shkaktojnë një sërë komplikimesh si hemorroide, ndarje anale ose impaction fekal./GazetaShneta/