Roli që komponimet e kërpudhave mund të luajnë në parandalimin e kushteve të ndryshme është një veçori e shumë kërkimeve aktuale.
Një grup studiuesish nga Kalifornia shikuan ndikimin e një kërpudhe të kuzhinës, ekstraktit të kërpudhave bardha, në përparimin e kancerit të prostatës tek minjtë dhe pacientët, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ata propozojnë që ekstrakti i kërpudhave bardha rrit ndikimin e imunoterapisë që përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës tek minjtë për shkak të pranisë së polisaharideve në kërpudha.
Studiuesit nga Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit “City of Hope”, në Kaliforni /SHBA, zbuluan një rënie në sasinë e llojeve specifike të qelizave të imunitetit në tumore pas trajtimit me ekstrakt të kërpudhave të bardha te minjtë dhe pacientët me kancer të prostatës. Ata gjithashtu vunë re një rritje në disa lloje të qelizave imune të njohura se luajnë një rol në shkatërrimin e qelizave të kancerit.
Në një punim të botuar në “Clinical and Translational Medicine”, studiuesit propozuan që prania e polisaharideve në kërpudhat e bardha mund të shpjegojë pse trajtimi me një ekstrakt të tyre mund të ngadalësojë shkallën e rritjes së tumorit të kancerit të prostatës. Ata sugjeruan se ky mekanizëm mund të plotësojë rolin e frenuesve të pikave të kontrollit imunitar që përdoren për trajtimin e kancerit. /Gazeta Shneta/


