Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekzema, si ta dallojmë këtë sëmundje tek fëmijët

Këshilla për shtatzëna 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura, që vihet re në personat me histori personale ose familjare për atopi. Karakterizohet nga pruriti ose kruajtja, lezione ekzematoze dhe tharje e shprehur e lëkurës. Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikarie) dhe rritje të IgE.

75 – 80% e pacientëve me dermatitit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik) është 60% dhe 80% nëse të dy prindërit kanë historik të sëmundjeve alergjike.

Cilat janë shkaqet e ekzemës te fëmijët?

Shkaqet e dermatitit atopik janë të panjohura. Por, njihen një sërë faktorësh shpërthyes të tillë si infeksionet, irritimet, alergjitë ushqimore, aeroalergentet, pluhuri i shtëpisë etj. Pacientët me dermatitit atopik, pas kontaktit me alergentët, zhvillojnë sensibilizim të tipit të reaksionit të menjëhershëm.

Klinika ose shenjat në lëkurë

Dermatiti atopik, ose ekzema e fëmijëve, është karakterizuar nga ndryshime akute, subakute dhe kronike në lëkurë.

Forma akute: karakterizohet nga papula(puçrra të vogla të ngritura mbi lëkurë) me kruajtje të shprehur, papula dhe vezikular (puçrrat me lëng) në lëkurë të skuqur.

Forma subakute: papula eritematoze (puçrra të kuqe), papula të grupuara ose të shpërndara mbi një lëkurë eritematoze ose të skuqur.

Forma kronike: lëkurë e trashë, e infiltruar, me puçrra të vogla ose noduse që kruhen shumë, të shoqëruara me kore në sipërfaqe të tyre, zona me ndryshime të ngjyrës së lëkurës, si hypo dhe hiperpigmentime (zbardhje ose errësim të ngjyrës së lëkurës).

Artikulli paraprakEdhe babai mund të ndjejë shkelmimet e foshnjës në barkun e nënës
Artikulli i rradhës Mjekët gjermanë iu bëjnë thirrje myslimanëve: Jo agjërimit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.