Modelja e shumë përfolur shqiptare, Emina Cunmulaj para pak ditëve ka sjell në jetë vajzën e saj, derisa atë e ka prezantuar me një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi ka postuar një foto shumë të bukur në rrjetet sociale ku shihet që e ushqen gocën e saj të vogël me gji.Cunmulaj me këtë ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë që t’i ushqejnë foshnjat me gji, duke pasur parasysh se qumështi i nënës është shumë i pasur me antitrupa që janë mburoja më e mirë për të vegjëlit./Gazeta Shneta/