Tani që jeni shtatzënë ndoshta keni për një milion pyetje. Ju do të keni një mundësi për të marrë disa prej përgjigjeve në takimin tuaj të parë me gjinekologun që ka të ngjarë të jetë një nga takimet më të gjata.
Hyni tek mjeku, por mbani mend se kontrolli i parë mund të mos jetë i programuar derisa të arrini javën e tetë apo të nëntë të shtatzënisë dhe kjo është krejtësisht normale.
Para se të vijë kjo ditë, mund të mbani afër vetes një letër dhe t’i shkruani të gjitha pyetjet e juaja në mënyrë që të mos i harroni sepse shtatzënia do të ketë ndikim jo edhe aq të mirë në memorien tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Këtu janë disa pyetje që mund t’i bëni në takimin e parë tek gjinekologu:
Sa peshë duhet të fitoj, dhe me çfarë norme; A kam ndonjë rrezik në rritje për ndonjë komplikacion ose kushte specifike; Për çfarë kam nevojë; Çfarë lloj diete duhet të ndjek? Çfarë duhet të ha dhe të pijë më shumë, dhe çfarë duhet të shmang?
A duhet të bëj ndonjë stërvitje të veçantë? Çfarë lloji dhe sa herë brenda ditës; A ka ndonjë kufizim në seks gjatë shtatzënisë time; A ka ndonjë kufizim që duhet të di për udhëtimin gjatë shtatzënisë; Cilat ilaçe janë të sigurta dhe në çfarë mase? A ka ndonjë që duhet të shmangem?
A janë medikamentet me recetë që po marr aktualisht? Nëse jo, çfarë mund të marr ose të bëj në vend të kësaj; Cilat vitamina prenatale më rekomandoni; Cilën pozitë duhet të fle?
Çfarë simptomash duhet të pres, dhe si mund t’i menaxhoj ato? Çfarë është normale, dhe çfarë duhet të ju thërras? Kur të fillojë procesi i lindjes, në cilën pikë duhet t’ju thërras?
Kur është koha e mirë për t’ju thirrur dhe për t’ju pyetur? Kënd duhet ta telefonoj nëse ju nuk keni çasje në linjë? A mund t’ju dërgoj email nëse kam pyetje./Gazeta Shneta/