Lexoni më tej për të kuptuar shumë gjëra në lidhje me pastërtinë e rrobave të fëmijëve.
Rrobat e bebes duhet të lahen para se ai të vijë në jetë dhe cdo herë që blihet dicka e re. Dhe në lidhje me kete natyrshëm lind pyetja, cilat janë gjërat që duhet të dimë në lidhje me larjen e rrobave të fëmijës?
Faktet më kryesore, pyetjet më të shpeshta
A duhet të lahen të gjitha rrobat e bebes? Duhet të lahet cdo gjë e re që blihet? Po, gjithmonë! Arsyeja përse rrobat e reja duhet të lahen është sepse tek ato mund të gjenden substanca që nuk duhet të futen në kontakt me lëkurën delikate të fëmijës. Po ashtu edhe me rrugët e frymëmarrjes. Këtu i referohemi edhe veshjeve të kushtueshme të firmave më prestigjioze. Te gjitha duhet me pare te kalojne ne lavatrice.
A duhet të lahen rrobat e fëmijës në temperatura të larta? Nuk është e nevojshme. Këshillohet larja në temperatura 30-40 gradë. Është totalisht e panevojshme larja e rrobave të bebes në temperatura 60 apo 90 gradë.
A nevojitet një detergjent specifik i formuluar për beba? Këshillohet që të përdoret! Kjo pasi përbërja e tyre është delikate dhe permbajne pak/aspak alergenë ne varesi te tipit qe zgjidhni te perdorni. Nga ana tjetër detergjentët specifikë për beba janë formumuar në mënyrë të tillë që të trajtojnë edhe njollat e ushqimeve të ngurta, ato me te veshtirat si per shembull te bananes apo karrotes.
A mundet një detergjent të heqë vërtet njollat? Në rastin konkret detergjenti Chicco? Po, mundet! Sepse është i pasur me enzima që largojnë edhe njollat e homogjenizatëve, barit apo frutave. Është shumë e rëndësishme të mos e lini njollën të thahet. Në këtë rast hidhni mbi të pak ujë dhe detergjent Chicco. E lini të veprojë për disa orë dhe më pas e lani si zakonisht.
Nevojitet higjenizimi i rrobave të fëmijës me solucion te vecante? Jo, eshte krejtesisht e panevojshme! Është e mjaftueshme larja me një detergjent specifik i cili ka veti higjenizuese.
A mund të përdoret zbutësi tek rrobat e bebes? Po, mund të përdoret. Këshillohet të hidhet një sasi shumë e vogël dhe aroma te jete e lehte. Kjo pasi në të kundërt aroma e fortë mund të shkaktojë reaksione të padëshiruara tek lëkura e fëmijës.
A duhet të lahen rrobat e fëmijës bashkë me ato të pjesëtarëve të tjerë? Jo, ato duhet të lahen gjithmonë vec të tjerëve.
Duhet të përdoret një program specifik në lavatrice për rrobat e fëmijës? Jo, mjafton që shpëlarja të jetë e mirë dhe të largohen të gjitha mbetjet e detergjentit nga veshjet. Evitoni përdorimin e detergjentit pluhur, dhe nëse duhet patjetër të përdorni një të tillë shpëlarja extra është një domosdoshmëri./botaegruas