Thuajse çdo femër gjatë shtatëzanisë përjeton enjtjen e kyqeve të këmbëve dhe pjesën e poshtme të këmbës në tërësi. Por, çfarë është kjo enjtje, dhe përse shfaqet pikërisht gjatë kësaj periudhe të jetës së femrës?
Çfarë ju jeni duke përjetuar quhet edema. Kjo dukuri ngjanë kur rritja e lëngjeve trupore mblidhet në indet tuaja. Është mëse normale të keni sasi të konsiderueshme të enjtjes gjatë shtatëzanisë për arsyen se jeni duke mbajtur më shumë ujë në trup. Ndryshimet në kimin e qarkullimit të gjakut, gjithashtu, shkaktojnë lëvizjen e lëngjeve të deponohen në inde, shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë shtatëzanisë, rritja e mitrës shkakton presion në kapilarët e legenit (pelvikut) tuaj dhe vena cava (kapilari më i gjatë në anën e djathtë të trupit që bartë gjakun nga gjymtyrët deri tek zemra). Ky presion ngadalëson rikthimin e gjakut në këmbë, duke e grumbulluar atë që e shtynë lëngun nga kapilarët deri tek indet e këmbëve dhe kyçeve tuaja. Për këtë arsye, edema shfaqet më së shpeshti gjatë trimestrit të tretë të shtatëzanisë. Dhe, zakonisht kjo dukuri zë të rritet në fund të ditës apo gjatë stinës së verës.
Çfarë duhet të bëni për të reduktuar enjtjen gjatë shtatëzanisë?
- Ngritini këmbët aq lartë sa keni mundësi.
- Mos i kryqëzoni këmbët apo kyçet kur qëndroni e ulur.
- Tendosini këmbët më shpesh gjatë ditës.
- Pushoni sa më shpesh që të mundeni, dhe mos qëndroni gjatë në këmbë apo ulur.
- Mbathni këmbucë të rehatshme dhe të buta për këmbët tuaja.
- Mos mbathni qorape të ngushta dhe të materialeve tjera pos pambukut.
- Pini sa më shumë ujë gjatë ditës.
- Bëni ushtrime rregullisht, si ecje, notë, ngasni biçikletën, etj.
- Harrojeni ushqimin e fabrikuar, sidomos fast-food. /Gazeta Shneta/