Epidemiologia Dafina Gexha është emëruar në pozitën e zëvendësministres së Shëndetësisë.
Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë se Gexha ka marr sot këtë pozitë.
Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti.
Gexha është me profesion epidemiologe dhe punon në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit të Agjencisë së Ushqimit ku ishte emëruar vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/