Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është e rrezikshme ta lëmë foshnjën të fle shtrirë në bark

Këshilla për shtatzëna 30/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pozicioni i gjumit për një foshnjë është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë gjumi. Disa pozicione mund të cënojnë seriozisht jetën, nëpërmjet organeve të frymëmarrjes. Një nga këto pozicione potencialisht të rrezikshme është edhe kur bebi shtrihet me bark. Ky pozicion gjumi ka disa rreziqe të cilat mund të rezultojnë fatal për bebin.

Asnjë bebe nuk duhet të flejë shtrirë me bark. Ekspertët pediatrikë rekomandojnë  me ngulm që t’i “bëni” bebet të flenë shtrirë me shpinë. Gjithashtu ata thonë se nuk duhet ta lini bebin të flejë nga njëra anë nëse nuk rekomandohet nga pediatri juaj për shkak të problemeve të ndryshme mjekësore. Të flesh i shtrirë me barkë është normale për të rriturit, por nuk rekomandohet për bebet për shkak të rreziqeve potenciale, ndaj është detyra juaj si prind ta mësoni bebin të flejë i shtrirë me shpinë.

Çfarë të bëni nëse bebit i pëlqen të flejë i shtrirë me bark?

Disa bebeve mund t’i pëlqejë më shumë të flenë shrirë me bark sesa me shpinë. Nëse ky është rasti juaj duhet ta ktheni bebin me shpinë sa herë ai fle me bark. Kjo me siguri do ta irritojë bebin në fillim, por pas disa përpjekjeve ai do të mësohet të flejë me shpinë. Sa më herët ta mësoni bebin me këtë pozicion gjumi aq më lehtë do ta ketë ai për tu përshtatur.

Cilat janë rreziqet nëse bebi  fle i shtrirë me bark?

Nëse bebi juaj fle i shtrirë me bark mund të rrezikohet nga disa problemë të cilat mund të jenë edhe fatale. Këto problem janë:

  • Mosfurnizimi me sasinë e duhur të oksigjenit.
  • Vështirësi në frymëmarrje për shkak të presionit që ushtrohet në kafazin e kraharorit.
  • Rrezik për mbinxehjen e trupit.
  • Reziku nga SIDS.

Kur mund ta lejojmë bebin të flejë i shtrirë me bark?

Ekspertët pediatrikë rekomandojnë se bebi mund të lihet të flerë i shtrirë me bark vetëm pasi të jetë në gjendje të rrotullohet vetë, gjë që ndodh rreth muajt të 6. Megjithatë edhe atëherë ju duhet të siguroheni që ta vini në gjumë shtirë me shpinë.

Artikulli paraprakProblemet që mund t’i shkaktojnë rrobat e ngushta gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Njollat kafe para dhe pas ciklit, a duhet të shqetësohemi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.