Krahas rritjes së barkut gjatë shtatzënisë, rritet edhe dëshira apo kurioziteti për të bërë pyetje të ndryshme në lidhje me shëndetin tuaj dhe të foshnjës.
Në lidhje me pyetjen se a është e sigurt të vendoset rripi i sigurimit të makinës gjatë periudhës së shtatzënisë, ekspertët kanë dhënë përgjigjen përfundimtare, duke thënë se është e lejuar, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë ata kanë theksuar se duhet të bëni kujdes dhe t’i ndiqni rregullat e mëposhtme.
Ju duhet ta vendosni rripin e sigurimit në mënyrën e duhur, ta vendosni atë rrip nën barkun tuaj dhe vendosni rripin në mes gjinjve tuaj dhe në njërën anë të barkut.
Nëse ju jeni përmbajtur nga përdorimi i rripit të sigurimit gjatë shtatzënisë, sigurisht që nuk është një ide e mirë dhe ne ju sugjerojmë që të filloni menjëherë ta përdorni atë.
Megjithatë, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun në rast se hasni ndonjë shqetësim me rripat e sigurimit./Gazeta Shneta/