Çfarë duhet të dini për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes nëse jeni shtatzënë:
Duhet patjetër të vendosni rripin kur po udhëtoni në veturë, pa marrë parasysh në cilën fazë të shtatzënisë jeni.
Kjo është koha kur ju duhet të mendoni, jo vetëm për sigurinë e juaj por edhe të bebes që po zhvillohet brenda jush. Është mënyra më e mirë që të mbroheni të dytë në rast të aksidentit, përcjell Gazeta Shneta.
Mund të ndjeheni jo rehat me rripin e sigurisë gjatë shtatzënisë, ose të brengoseni se mund ta dëmtojëbeben tuaj. Por, në fakt rripat, kur vendosen në mënyrë të duhur, aktualisht bëjnë sumë pak presion në bark.
Mos-vendosja e rripit është një shkelje e rregullave, përveç nëse keni një leje të shkruar nga doktori.
Doktorët tregojnë se trupi juaj përmban kocka, muskuj, lëngje amniotike dhe organe që luajnë rolin e jastakut për beben. Kështu, rripi nuk shkakton asnjë dëm./Gazeta Shneta