A është kjo supernëna më e organizuar? Shikojeni si i përgatitë 4 fëmijët (Video)

2017-05-02 në ora 15:12

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq një nënë me bebe trinjakë dhe një vajzë 2 vjeçare.

Për të dalë jashtë shtëpisë, nënës i duhet kohë t’i përgatitë vogëlushët, transmeton Gazeta Shneta.

E vetme dhe me katër fëmijë, duhet të bëhet një organizim i mirë para se të nisë gjithçka.

Fillimisht ajo i vesh fëmijët, pastaj i sjellë tri maksikoza për trinjakët dhe një nga një i vendos në to.

Ndërkohë, vajza 2 vjeçare ia vështirëson punën.

Ndiqeni videon. /Gazeta Shneta/