Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Është koha e gështenjave, a guxojnë t’i hanë gratë shtatzëna

Këshilla për shtatzëna 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e dobishme për çiftet të hanë gështenja ndërsa po përpiqen për një shtatzëni. Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe antioksidantëve të tjerë të pranishëm te gështenjat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të çifteve dhe ndërkohë mund të rrisin mundësinë e konceptimit.

Gështenjat mendohet të rrisin sasinë e spermës që është e rëndësishme për konceptim të suksesshëm. Për më tepër, gështenjat përmbajnë acid folik, që mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit.

Së fundi, gështenjat janë gjithashtu burim i mirë i mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi, magnezi dhe zinku. Të gjitha këto minerale janë të dobishme për çiftet që po përpiqen të kenë një fëmijë.

A mund të ha gështenja gjatë shtatzënisë? Gështenjat janë të pasura me vitaminë C që mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar të nënave në pritje.

Gështenjat përmbajnë acid folik, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit. Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe prandaj janë të mira për zemrën.

Gështenjat janë gjithashtu të pasura me minerale si hekuri, squfuri, mangani dhe bakri nga të cilat mund të përfitojnë nënat për rritjen e fetusit. Megjithatë, shumica e gështenjave në dispozicion në treg piqen me sheqer, duhet të hani në sasi të moderuar për të shmangur shtimin e peshës së tepërt që është i padëshirueshëm gjatë shtatzanisë.

Gështenjat gjatë lehonisë: Është mirë për nënat e reja të hanë gështenja gjatë fazës së parë pas lindjes. Vitamina C që nxit përforcimin e sistemit imunitar, ndihmon nënat e reja të rikuperohen nga lindja.

Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Mineralet e shumta që përmbajnë gështenjat mund të ndihmojnë nënat e reja që ndihen të dobëta pasi kanë sjellë fëmijën në jetë. Sidoqoftë nuk duhet ta teproni. Ngrënia e shumë gështenjave mund të shkaktojë probleme në sistemin e tretjes, rritjen e temperaturës së trupit dhe prandaj duhet të shmanget sasia e tepërt.

Artikulli paraprakPse po bie numri i infermiereve në gjithë botën
Artikulli i rradhës A e dini pse e mbani unazën e martesës në gishtin e dorës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.