Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është mirë të llastoni foshnjet apo jo?

Jetë 09/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë shpesh prindërve, e posaçërisht nënave iu bie të dëgjojnë nga familjarët apo fqinjtë ato fjalët e shumë dëgjuara se “po e llaston fëmijën pa nevojë”.

“Nëse e mban në duar sa herë që foshnja të qan vetëm se do e llastosh”, “Nëese e ushqen vetëm me gjërat që foshnjes i pëlqejnë, do ta llastosh”, këto janë disa shprehje tjera që mund t’I keni dëgjuar. Por a e keni menduar ndonjëherë sa të vërteta mund të jenë?

Sipas një artikulli në Parents shkruan se sipas ekspertëve një gjë e tillë si “llastimi i foshnjes” nuk ekzistion, sepse sipas tyre është e pamundur të llastohet një fëmijë i sapolindur, përcjellë GazetaShneta.

Të sapolindurit qajnë sepse kanë nevoja themelore – të ushqehen, të përkunden, dhe të duhen. Në këtë moshë, nevojat dhe dëshirat e tyre janë po të njejtat. Dhe është obligim I prindit që të t’i dëgjojë këto nevoja dhe t’I përmbushë ato. Edhe nëse ju duhet që ta përkundni tërë kohën në djepin e tyre, ose të zgjoheni në mes të natës sa herë që qajnë, kjo nuk nënkuptom llastim. Nëse ju do ia plotësoni çdo nevoje foshnjes tuaj, ju atëherë jeni duke i dhënë sinjalin se ata mund të ndihen të sigurt në botë. Kjo gjë I ndihmon foshnjet që të rriten me sensin e sigurisë së plotë. Kjo ndikon që në të ardhmen ata të ndihen shum më të sigurt në jetën e tyre.

Foshnjet nuk ju manipulojnë – sepse foshnejt nuk e kanë atë aftësi në muajt e tyre të parë. Edhe kur qajnë me irritim, edhe kur kërkojnë t’u qëndroni afër tërë kohën, nuk është se po tentojnë të ju manipulojnë dhe që këtë sjellje do ta kenë gjithë jetën. Jo! Atyre u duhet të ndjejnë rehatinë pranë prindërve të tyre dhe ju e keni obligim t’ua siguroni atë. Në këtë mënyrë ju do e forconi edhe më shumë lidhjen prind-fëmijë.

Gjërat ndryshojnë kur fillojnë të rriten – sepse dëshirat e tyre fillojnë të sofistikohen dhe dallojnë nga nevojat e tyre. Për shembull, prej moshës 6-mujore foshnjet fillojnë të luajnë me objekte të ndryshme në dhomë; duan ta prekin pilotin e televizorit, të fusin në gojë telefonin tuaj. Në këto raste ju duhet të reagoni dhe t’I mesoni disiplinën. Kështu fëmija do të kuptojë që ju si prindër keni limitet tuaja që më vone do të përkthehen si edukim I karakterit të fëmijës.

Artikulli paraprakZaimina tregon prapaskenat pas fotove me të bijën
Artikulli i rradhës 5 hapa të shpejtë për ta kthyer pastrimin e dhëmbëve në shprehi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.