Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari ka një vit që është bërë nënë. Edhe pse në fillim kishte zgjedhur që jetën e amësisë ta mbante për vete, tash pas një viti këtë gjë e ka relaksuar dukshëm.
Para pak ditësh Zaimina Vasari ka bërë një set fotografik me vogëlushen e saj, ku prezanton koleksionin e fustaneve Matchy- matchy të linjës së saj të veshjeve. Ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e ndjekësve një foto ku Khloe dhe mami Zai kishin mbajtur të njëjtin qëndrim. Por në fakt asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket në atë foto.
Zaimina pas publikimit të disa prej fotove të këtij seti fotografik ka vendosur të postojë në Insta Story disa prej prapaskenave. Ajo ka publikuar foton me vogëlushen e saj dhe shkruan: “Duket sikur kemi pozuar njësoj por në të vërtetë…” Dhe pas kësaj ka pasuar një foto ku duket Khloe duke kërkuar këpucën e saj dhe përbri Zai shkruan: “Por në të vërtetë Khloe po kërkon këpucën”.Një detaj ky për të qeshur, i cili na kujton se sa e vështirë, por dhe e bukur njëkohësisht është që të pozosh me fëmijë të vegjël.