Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 hapa të shpejtë për ta kthyer pastrimin e dhëmbëve në shprehi

Këshilla për shtatzëna 09/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mesin e shumë sjelljeve që duhet t’ua mësoni fëmijëve tuaj hyn edhe rutina e larjes së dhëmbëve. E për ta kthyer këtë rutinë në një shprehi të shëndetshme duhet përkushtim dhe durim, shkruan Motherly.

Ndiqni këta 5 hapa të shpejtë dhe do të arrini rezultatin e pritur:

Filloni më herët se sa planifikoni
Nuk është e thënë të prisni derisa goja e fëmijës të jetë mbushur me dhëmbë. Edhe pse dhëmëbt e tyre të vegjël do të bien së shpejti, ata sërish kanë rol të rëndësishëm në për fëmijët sepse I ndihmojnë të thurin fjalët e para. Dhe sa më herët që filloni këtë rutinë, aq më herët do të fiksohet në përditshmërinë e tyre. Prej moshës 3-vjeçare mund të kaloni në brushë elektrike.

Është aktivitet i rëndësishëm por jo aq i këndshëm
Si gjithçka tjtër, fëmijët kanë dëshirë të shpenzojnë energjinë e tyre në gjëra gazmore. Andaj duhet të siguroheni që kohën e larjes së dhëmbëve ta shndërroni në një moment atraktiv. Për shembull, mund t’ua vishni një pelerinë sipër krahëve dhe t’u thoni se ata janë heronjtë që do të shpëtojnë të gjithë dhëmbët e botës nëse ata I pastrojnë njëherë dhëmbët e tyre. Me këtë trik të lezetshëm psikologjik do të kryeni pune më lehtë. Po ashtu, përdorni shijet e preferuara të pastës.

Ndihmoni t’i pastrojnë siç duhet
Fëmijët më të vegjël nuk do mund t’i pastrojnë dhëmbët ashtu siç duhet edhe nëse mundohen shumë. Andaj ju si prindër merrni brushën e tyre dhe me xhentilesë fërkoni dhëbët e fëmijës. Me kalimin e kohës ata to e kuptojnë se duhet t’I kushtojnë rëndësi edhe mënyrës se si I pastrojnë dhëmbët.

Shtoni detaje tjera me kohën
Kur fëmijët të arrijnë moshën 6-vjeçare ju mund të filloni t’I njoftoni edhe me metoda tjera të pastrimit të dhëmbëve siç është shpërlarësi i gojës dhe penjtë dental. Për arsye se fëmijët më të vegjël se 6 vjeç ende nuk I kanë zhvilluar reflekset e gëlltitjes, është mirë që të prisni edhe pak.

Bëhuni shembull për fëmijën tuaj
Studimet kanë zbuluar se fëmijët krijojnë shprehi të higjienës së gojës nësë këtë aktivitet e bëjnë gjithmonë se bashku me prindërit. Ndihmon shumë që të keni brusha të njejta, kjo do e manipulojë tendencën e fëmijës që t’ju imitojë edhe më shumë. Kthejeni momentin e larjes së dhëmëbve në një mini-aheng dhe për dy minuta vallëzoni teksa pastroni dhëmbët. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakA është mirë të llastoni foshnjet apo jo?
Artikulli i rradhës Depresioni tek nënat: Thirrja e dëshpëruar e nënës së 4 fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.