Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Estrogjen dhe progresteroni, pse dy hormonet femërore janë të nënvlerësuara dhe të keqtrajtuara

Jetë 06/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rocio Salas-Whalen, mjeke endokrinologe i ka kushtuar vëmendjen e saj dy hormoneve femërore progresteron dhe estrogjen, të cilat sipas saj janë të nënvlerësuara, ose më keq akoma të keqtrajtuara.

Shpjegimin e gjen në vijim.

Çdo ditë, në punën time unë testoj hormonet, pakësoj, shtoj apo i zëvendësoj ato.

Me kalimin e viteve në ekspertizën time, mësova funksionin e çdo hormoni në trupin tonë.

E kam tashmë më të qartë se kurrë se estrogjeni dhe progesteroni janë minimizuar gjithmonë dhe është vënë theksi vetëm në funksionin e thjeshtë riprodhues. Ndërkaq nuk na mësuan asgjë në lidhje me funksionet e tyre të tjera në trupin e një gruaje.

Pse? Sepse askush nuk ka studiuar për këtë temë.

Si endokrinologe dhe si grua, kjo do të ndryshojë tani.

Më poshtë do gjesh disa informacione të vlefshme.

Estrogjeni dhe progesteroni janë të vetmet hormone që kemi pranuar dhe justifikuar të mos zëvendësohej kur janë në mungesë, pra kur pakësohen gjatë menopauzës.

Për asnjë hormon tjetër nuk do të mendoheshin dy herë për ta rimarrë përmes medikamenteve dhe suplementeve.

Çdo mangësi tjetër hormonale ne e trajtojmë, e zëvendësojmë. Tiroidet, insulinën, kortizolin, testosteronin, hormonin e rritjes, e shumë të tjera.

Si endokrinologë e dimë që hormonet kanë një ndikim të menjëhershme dhe afatgjatë në trupin e njeriut.

Ndaj edhe në bazë të mungesës së tyre, i zëvendësojmë, përveç progresteronit dhe estrogjenit.

Gabimi që si shoqëri dhe si mjekësi po bëhet është se duke i trajtuar këto hormone si thjesht riprodhuese, po u grabisim grave shumë përfitime nga këto hormone.

Në thelb, ne po u themi grave, shëndeti juaj vlen deri tek riprodhimi.

Është e rëndësishme që nga endokrinologët, gjithë mjekët, por edhe gratë këto dy hormone të trajtohen si çdo hormon tjetër dhe sipas mangësisë në trup të zëvendësohen. /TiranaPost

Artikulli paraprakGjaku i kordonit kërthizor mund të zbulojë rrezikun e autizmit tek një fëmijë
Artikulli i rradhës Të rinjtë kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri se më të vjetrit

Ju sugjerojmë

Substancat gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e fetusit, paralajmërojnë ekspertët

22/06/2026 Jetë

Tërshëra, avokado dhe mente: Studime të reja për ndikimin e tyre në diabetin e tipit 2

22/06/2026 Jetë

Litiumi në doza të ulëta si shpresë e re për trajtimin e Alzheimerit

22/06/2026 Jetë

Vaksina e herpesit lidhet me ulje të rrezikut të demencës tek të moshuarit

22/06/2026 Jetë

Shumë pacientë me sëmundje të veshkave nuk arrijnë deri te lista për transplant

22/06/2026 Jetë

Studim: Suplementet me vaj peshku nuk parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit

22/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.