Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fakte interesante mbi seksin dhe shtatzëninë

Këshilla për shtatzëna 18/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo ditë në mbarë botën kryhen mesatarisht 120 milionë marrëdhënie seksuale. Njerëzit janë një specie që përhapen shpejt, dhe me rreth 4 përqind të popullsisë që kryen seks çdo ditë të vitit, nuk është çudi pse lindshmëria vazhdon të rritet në shumë vende të botës.

Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza e femrës, dhe më e vogla spermatozoidi i mashkullit. Ndërsa ju nuk mund të shihni qelizat e lëkurës apo muskujve, veza është zakonisht mjaftueshëm e madhe për t’u parë me sy të lirë, me një diametër prej rreth 1 milimetër. Nga ana tjetër qeliza spermatozoide, është e vogël, e përbërë nga pak më shumë se sa bërthama.

Tri janë gjërat që ëndërrojnë më shumë gratë shtatzëna gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë: bretkosat, krimbat dhe bimët e mbjella në vazo. Hormonet e shtatzënisë, mund të shkaktojnë luhatje të humorit, dëshira dhe shumë ndryshime të tjera të papritura. Ato mund të ndikojnë edhe tek llojet e ëndrrave që shohin gratë apo edhe gjallëria e tyre. Më të zakonshme janë ato që sapo përmendëm, por shumë gra ëndërrojnë ujin, sikur janë duke lindur apo mund të kenë edhe ëndrra të dhunshme sikur janë u abuzuar seksualisht.

Dhëmbët e çdo njeriu fillojnë të rriten që në barkun e nënës, 6 muaj para se të lindë.

Bebet lindin gjithmonë me sytë blu. Ngjyra e syve tuaj varet nga gjenet që merrni nga prindërit, por në lindje shumica e foshnjave duket se kanë sy blu. Shkaku është një pigment i melaninës. Kjo e fundit në sytë e të porsalindurit, ka shpesh nevojë për disa kohë pas lindjes që të depozitohet në tërësi ose të errësohet nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë, duke zbuluar më vonë ngjyrën e vërtetë të syve të foshnjës.

Bebet janë fjalë për fjalë më të fortë se sa një dem. Ndërsa është e sigurtë që një fëmijë nuk mund të tërheqë një kamionçinë të madhe të mbuluar në madhësinë e saj aktuale, nëse fëmija do të kishte madhësinë e një demi me siguri që mund t’ia dilte. Bebet i kanë këmbët veçanërisht të forta dhe të fuqishme për krijesa të tilla të vogla, kështu që duhet të kini kujdes nga shkelmat e tyre.

Një në çdo 2.000 të porsalindur ka një dhëmb kur lind. Nënat që u japin gji bebeve, mund të frikësohen nga ky fakt. Ndonjëherë dhëmbi është i rregullt, pra që fëmijës i ka shpërthyer tashmë, dhe nganjëherë është një dhëmb shtesë që do të bjerë para se të dalë dhëmbi normal.

Qëkur është 3 muajsh në bark, fetusit i krijohen shenjat e gishtërinjve. Ato nuk do të ndryshojnë gjatë gjithë jetës së njeriut, dhe do të jenë një nga gjërat e fundit që do të zhduken pas vdekjes së tij.

Çdo njeri kalon rreth gjysmë ore, si një qelizë e vetme. Gjithë jeta duhet të fillojë diku, dhe madje edhe njerëzit më të mëdhenj kalojnë një pjesë të shkurtër të jetës së tyre si një organizëm i vetëm qelizor, kur kombinohen për së pari qeliza spermatozoide dhe veza. Më pas, qelizat fillojnë të ndalen me shpejtësi dhe fillojnë formimin e përbërësve të një embrioni të vogël.

Shumica e meshkujve kanë ereksione çdo 1 orë-1 orë e gjysmë gjatë gjumit. Trupat dhe mendjet e shumicës së tyre janë shumë më aktive kur janë duke fjetur, se sa mendojnë vetë ata. Kombinimi i qarkullimit të gjakut dhe prodhimit të testosteronit mund të shkaktojë ereksione gjatë gjumit, dhe ato janë shpesh një pjesë normale dhe e nevojshme e gjumit REM. / bota.al

Artikulli paraprakNë spitalet publike të Kosovës, shkelen të drejtat themelore të pacientëve
Artikulli i rradhës Këto janë vitaminat për të cilat ka nevojë një grua shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.