Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Faktet që duhet të dijë çdo nënë e re për depresionin pas lindjes

Këshilla për shtatzëna 30/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Depresioni post-partum është një gjendje që krijohet tek gruaja pas lindjes, por që shpesh rreth tij fliten edhe disa teori jo të vërteta, që shpesh janë konsideruar edhe si të rrezikshme sipas një artikulli të publikuar në revsistën australiane “Child”.

• Depresioni pas lindjes mund të prekë vetëm gratë. Kjo nuk është e vërtetë pasi 10% e baballarëve mund të preken nga depresioni 3-6 muaj pas lindjes së fëmijës.

• Është faji i hormoneve. Kjo varet jo vetëm nga hormonet por edhe nga faktori gjenetik, ekonomik, izolimi në shtëpi, mungesa e dashurisë etj.

• Është e lehtë të kuptohet. Nuk është kështu. Shpesh gratë e nën vlerësojnë një simptomë apo një tjetër duke u përpjekur të jetojnë një jetë të qetë. Në të vërtetë nëse ndieni trishtim për 2-3 javë duhet të pranoni këtë shqetësim.

• Shfaqet vetëm në javët e para pas lindjes. Por mund të bëhet edhe tepër i theksuar në muajin e 6 pas lindjes.

• Ndjenjat e trishtueshme apo lodhja janë normale për prindërimin. Nëse e ndieni veten shumë të lodhur dhe ndieni shumë boshllëk për 2-3 javë mund të jeni prekur nga depresioni.

• Prindërit që vuajnë nga depresioni nuk e duan fëmijën e tyre. Sigurisht që nëse nuk trajtohet mund të ndikojë në emocionet që nëna dhe babai do të ndiejnë, megjithatë kjo nuk nënkupton mungesë dashurie.

• Kush vuan nga kjo formë e depresionit duhet të marrë medikamente. Nuk është gjithmonë kështu. Varet nga forma dhe karakteristikat e depresionit.

• Antidepresivët nuk mund të merren nëse ushqeni me gji duke qënë se krijojnë probleme tek fëmija. Varet nga lloji i medikamentit sepse disa prej tyre nuk kalojnë në qumësht.

• Depresioni nuk shfaqet në shtatzani por vetëm pas lindjes. Sipas statistikave depresioni në shtatzani prek rreth 10-20% të grave, i cili sigurisht që kërkon kujdesin e duhur.

• Me durimin e duhur depresioni largohet vetë. Nuk është kështu, nëse nuk merret ndihma e duhur simptomat mund të përkeqësohen.

• Miqtë dhe të afërmit nuk mund të bëjnë asgjë për të larguar depresionin. Ju mund të bëni shumë më tepër. Nëse mendoni se miqtë tuaj vuajnë nga ky shqetësim duhet t’i ndihmoni ata qoftë edhe duke i mbajtur fëmijën për disa orë në mënyrë që të mund të pushojnë. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakMjekët e Emergjencës së Vushtrrisë e shpërfillin pacienten: Tu ka ba psiqike
Artikulli i rradhës Beyonce afër lindjes, shfaqet prapë me vajzën

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.