Tumori i fibroideve është sëmundje që ka të ngjarë t’i prekë rreth 70% të femrave.
Shumë pak nga gjinia femërore janë të informuara në lidhje me tumoret apo fibroidet e mitrës dhe një përqindje e madhe e femrave mund të preken gjatë jetës së tyre.
Gjithsesi, ka fakte që gratë duhet të dinë:
Fibroidet e mitrës janë shumë të zakonshme
Poashtu të njohura si leiomyoma ose miomë, këto paraqesin tumoret më të zakonshme të mitrës. Një studim zbuloi se rreth 70-80% e të gjitha femrave preken deri në moshën 50 vjeçare.
Fibroidet nuk janë kancer
Fibroidet janë tumore beninje – jo kancerogjene, por fibroidet e mitrës mund të kenë simptoma të ngjashme me një formë të rrallë të kancerit të quajtur sarkoma e mitrës. Për fat të keq, kjo mund të ketë ndonjë ndërlidhje andaj edhe është mirë të konsultoheni me mjekun për rrezikun e mundshëm të saromës uterine.
Shumica e femrave nuk kanë simptoma dhe nuk kërkojnë trajtim
Lajm i mirë! Fibroidet kërkojnë vetëm trajtim nëse keni simptoma, por shumica e tyre që kanë fibroide mund të mos kenë simptoma. Andaj edhe nëse nuk paraqitet ndonjë rrezik, mund të jetë i panevojshëm rekomandimi për trajtim përtej vëzhgimit klinik me kalimin e kohës, për aq kohë sa diskutohet ndonjë rrezik për sarkomë të fshehur.
Fibroidet janë shkaku kryesor i histerektomive
Më shumë se 200.000 histerektomi – heqja kirurgjikale e mitrës, kryhen çdo vit si pasojë e fibroideve të mitrës në SHBA. Përveç faktit se mbeteni jopjellore, kjo procedurë poashtu mbart rreziqet e veta, andaj edhe mjekët rekomandojnë që vetëm nëse fibroidet shkaktojnë jashtzakonisht dhimbje ose nuk kanë reaguar ndaj metodave tjera.
Por, histrektomia nuk është i vetmi opsion më
Tani ka një numër të terapive mjekësore që mund të përdoren për të tkurrur ose ngadalësuar rritjen e fibroideve, duke përfshirë trajtimet hormonale, terapi me ultratinguj, ose miomektomi e cila heq fibroidet por pa e prekur mitrën. Nëse fibroidet nuk kanë nevojë të hiqen, atëherë mund të ju ndihmojnë trajtime tjera që të përballeni me simptomat si ibuprofen, pilula kontraceptive ose ablacioni (procedurë që përdor energji radiofrekuente për të shkatërruar indin).
Simptoma më e zakonshme është rrjedhje e rëndë menstruale
Kjo nënkupton rrjedhje të mëdha deri në mpiksje të gjakut. Fibroidet gjithashtu mund të shkaktojnë gjakderdhje mes cikleve menstruale, nevojën për të urinuar, dhimbje e legenit, bark i fryer ose marrëdhënie seksuale të dhimbshme.
Ju mund të mbeteni shtatzënë, por mund të keni vështirësi
Shumica e femrave me fibroide kanë shtatzëni pa probleme, por gjithsesi këto mund të shkaktojnë disa komplikime. Disa hulumtime sugjerojnë që disa lloje të fibroideve të mitrës mund të ndryshojnë madhësinë dhe formën e mitrës, gjë që mund të ndikojë në aftësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë – ndonëse ekspertët vlerësojnë se fibroidet shkaktojnë vetëm 1-2% të rasteve të infertilitetit. Fibroidet poashtu lidhen me rrezik më të madh për të pasur lindjen cezariane dhe rrezikun e gjakderdhjes së madhe pas lindjes.
Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë i shkakton ata
Shkaku i saktë i mutacioneve që shkaktojnë fibroidet është akoma i pazgjidhur, pavarsisht ndikimit të madh klinik. Hulumtimet e tanishme mbështeten në ndikimin e hormoneve të tilla si estrogjen dhe progesteron, meqë tumoret shfaqen rrallë para ciklit të parë menstrual të një femre dhe zvogëlohen pas menopauzës. Stresi, dieta dhe faktorët e mjedisit poashtu mund të luajnë një rol në zhvillimin e fibroideve./femra.net/