Gjatë lindjes, fëmija peshohet menjëherë sapo ai / ajo të dalë nga barku. Nëse pesha e foshnjës kur lind është më e ulët se pesha mesatare në lindje, duke marrë parasysh moshën e shtatzënisë, kjo gjendje njihet si foshnje e vogël për moshën e shtatzënisë.
Foshnja e vogël për moshën gestacionale është një term mjekësor që përdoret kur foshnja e lindur ka një peshë më të vogël dhe ka madhësi më të vogël në krahasim me foshnjat e tjera që kanë lindur në të njëjtën moshë shtatzënie shkruan FirstCryParenting, përcjell Gazeta Shneta.
Foshnjat që kanë lindur më të vogëla në raport më moshën gestacionale duket se janë normale fizikisht dhe neurologjikisht, ndryshimi i vetëm është se ato janë më të vogla në krahasim me foshnjat e tjera.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Ato janë më të vogla në kuptimin që mund të jenë me gjatësi dhe madhësi normale por do të kenë masë dhe peshë më të ulët trupore.
Në lidhje me shkaktarët e kësaj gjendje, paraqitet një vëzhgim i përgjithshëm që nganjëherë gjenetika mund të jetë arsyeja për një foshnje të vogël për moshën e shtatzënisë.
Por, shumica e foshnjave të lindura kështu thuhet se janë për shkak të problemeve të lidhura me rritjen e tyre intrauterine gjatë shtatëzanisë.
Kjo shpesh ndodh kur foshnja diagnostikohet me kufizimi intrauterin të rritjes që paraqet gjendjen kur fetusi nuk merr oksigjen dhe lëndë ushqyese të përshtatshme gjatë shtatëzanisë.
Vitaminat thelbësore, lëndët ushqyese dhe oksigjeni janë domosdoshmëri për rritjen dhe zhvillimin e duhur të foshnjës.
Disa nga faktorët nga ana e nënës që kontribuojnë në kufizimin e rritjes intrauterine përfshijnë: Sëmundje të zemrës ose çrregullime të frymëmarrjes, presioni i lartë i gjakut, diabeti, anemia ose kequshqyerja, pirja e duhanit nga konsumimi i cigareve dhe alkoolit.
Kemi dhe faktorët e lidhur me mitrën dhe placentën si: Furnizimi joadekuat i gjakut në mitër dhe placentë, infeksion i rëndë në indet që rrethojnë fetusin dhe placenta previa.
Si dhe në fund vlen të ceken, faktorët e lidhur me foshnjën në zhvillim që kontribuojnë drejt kufizimit të rritjes intrauterine që përfshijnë: defekte te lindjes. aftësi të kufizuara kromozomale, të pasurit binjakë dhe infeksion i rëndë. /Gazeta Shneta/