Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Faktorët që shkaktojnë probleme të shëndetit mendor të foshnjave

Këshilla për shtatzëna 26/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është një periudhë delikate, ndaj duhet treguar kujdes i veçantë. Trajtimi, ushqimi, lëvizjet, puna, veprimtaritë e përditshme duhet të ndjekin një vijë të caktuar, pa tepri dhe keqpërdorim të kohës e energjive, sepse kjo do të shoqërohej me probleme të ndryshme gjatë shtatzënisë.

Si pasojë,jo vetëm shëndeti i nënës do të paraqiste probleme, por ato do të kalonin edhe tek fëmija duke shkaktuar te ai komplikacione të ndryshme.

Sipas rezultateve të studimeve të pasqyruar në të përditshmen “Daily Mail” nënat që kalojnë forma të ndryshme stresi gjatë periudhës së shtatzënisë, përbëjnë faktor rreziku që tek fëmijët e tyre të shtohet rreziku i shfaqjes së skizofrenisë.

Prandaj është e nevojshme që gratë shtatzëna, qoftë edhe në muajt e para, duhet të trajtohen më kujdes dhe të jenë sa më pak të ndikuara nga probleme apo shqetësime e përjetime të ndryshme emocionale.

Studimi
Kështu studiuesit gjatë kërkimeve të tyre u përqendruan në ndryshimet e para që ndodhin me fetusin gjatë muajve të parë të shtatzënisë, dhe zhvillimeve të para të shëndetit mendor tek ata. Zhvillime këto që perfeksionohen në muajt e ardhshëm të shtatzënisë.

Stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë, qoftë i shkaktuar nga vdekja e një personi të afërt, problemet në çift, stresi i pashkak, apo faktorë të tjerë që mund të krijojnë gjendje të amullt dhe kronike; shfaqen me pasoja jo vetëm gjatë shtatzënisë, por pasqyrohen edhe në shëndetin mendor e fizik të fëmijës.

Këto ndikime vijnë te fëmija edhe si pasojë e problemeve fizike, si sëmundje të zemrës, tensionit të gjakut, sëmundje të ndryshme, por padyshim edhe faktori stres ka ndikimet e tij negative.

Stresi
Studimet treguan se te ato femra të cilat kishin kaluar stres major, apo depresion në shkallë të lartë, gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre paraqisnin 67 për qind rrezik të prekjes nga skizofrenia. Skizofrenia është një sëmundje psikotike, me simptoma që përfshijnë halucinacionet, deluzionet dhe ndryshime të shpejta të gjendjes shpirtërore. Për këtë sëmundje nuk ka kurë, edhe pse disa të prekur prej saj mund të trajtohen me medikamente e terapi të ndryshme.

Shfaqja e infeksioneve të ndryshme gjatë shtatzënisë, situatat e vazhdueshme gripale dhe stresi, njihen si shkaktarët kryesorë të prekjes së fëmijëve nga skizofrenia. Profesor Philip Baker, nga spitali i Manchester-it, tregon se “Fëmija gjatë shtatzënisë është i lidhur me nënën kaq ngushtësisht sa përjeton çdo ndryshim fizik e psikologjik të sajin.

Më tej ai sqaron se stresi i përjetuar gjatë muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të shëndetit mendor te fëmijët e këtyre grave. “Shumë njerëz mendojnë se kujdesi më i veçantë duhet treguar në muajt e fundit të shtatzënisë, duke harruar që janë muajt e parë periudha ku formësohet gjithçka paraprakisht.” – shprehen studiuesit. Shtatzënia ka nevojë për kujdesie e trajtim gjatë gjithë kohës.

Rëndësi duhet treguar edhe ndaj ushqimit, prandaj duhet të ndiqet një dietë e caktuar, për t’i dhënë fëmijës gjithë elementët, vitaminat, lëndët ushqimore të nevojshme, pa rrezikuar mbipeshën. Po kaq i rëndësishëm është aktiviteti fizik, shëtitjet, çlodhjet, etj. Veçanërisht kujdes duhet treguar me konsumimin e alkoolit dhe të duhanit.

Nëse jeni duke kaluar një gjendje stresuese përpiquni të bëni diçka ndryshe, lexoni një manual shtatzënie, dëgjoni muzikën që ju pëlqen, takoni njerëz të dashur, e pse jo të fantazoni për fëmijën tuaj.“Daily Mail”

Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm

1- Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
2- Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
3- Mbaj afër miq të mirë
4- Ndrysho mënyrën e të menduarit
5- Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
6- Kërkoni këshillat e një profesionisti
7- Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
8- Dëgjo muzikë të qetë
9- Realizo shëtitje të qeta
10- Mos pini alkool dhe duhan /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi sot, e enjte 26 prill 2018
Artikulli i rradhës Endometrioza është një nga tre arsyet më të rëndësishme të infertilitetit tek gratë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.