Familjarët e një pacienti e kanë sulmuar fizikisht Dr. Sefedin Fazliun, shef i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një reagimi nga kolegu i tij Dr. Avdi Tahiri.
Ky i fundit ka bërë të ditur se familjarët e kanë sulmuar Fazliun në momentin kur ai po trajtonte pacientin e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimet Emergjente në nivel vendi janë mjedise ku çdo ditë të lume shpëtohen jetë njerzish e njëheritë edhe mjediset ma të pasigurta për punë. Nuk ka shancë të kalojë një ditë punë në shërbimin tone pa kaluar ndonjë puntor nëpër sharje, kërcnime e gjëra tjera poshtruese nga njerzë të paskruplltë ku gjithë mllefin e tyre nga përditshmëria në pamundësi ta bëjnë tjetërkund e bëjnë tek ne sepse ne nuk mbrohemi nga askush, në hapsirat tona futen pas asnjë pengesë kush mundet edhe ata që nuk janë pacientë sepse ne nuk kemi mbrojtje nga askush. Kur kësaj i shtohet edhe deklaratat e lloj lloj personi publik nëpër portale se duhet sulmuar mjekët atëherë kjo dukuri merr karakter shtazarak”, thuhet në reagim.
Tahiri ka kërkuar të merren masa nga organet e hetuesisë dhe institucionet që përfaqësojnë punëtorët shëndetësorë. “Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë atyre duke filluar nga MSH,gjykatat e prokuroria por edhe nga Sindikata e Oda e Mjekëve ti reagojnë dhe ti dënojnë këto akte qyqare ndaj nesh ,sepse neve nuk do t’na mbetet gjë tjetër veçse të ikim nga ky vend e pastaj dimrin e madh do e vuani pa ne”, thuhet në reagimin e Tahirit, transmeton Gazeta Shneta.
Deklarata e tij e plotë:
Spitali i përgjithshëm Ferizaj
REAGIM
Mbrëmë gjatë orarit të tij të punës në vendin e tij të punës para pacientit është sulmuar fizikisht Dr.Sefedin Fazliu nga familjarët e pacientit që ka qenë duke e trajtuar pikërisht atë pacient.
Dr.Sefedini është njëri ndër mjekët më të përkushtuar që ka spitali ynë por mund të them edhe në nivel vendi. sot aktualisht ushtron detyrën si Shef i Shërbimit Emergjent në S.P.Ferizaj i cili asnjëherë nuk heziton dhe nuk priton t’ju ofrojë ndihmë pacientëve edhe pse ndonjëherë stërngarkuar me punë,sepse edhe pse Shërbim Emergjent mbi 90% të rasteve që kërkojnë shërbim te ne janë jo emergjente.Unë si koleg dhe mik i tij jam me fat që punoj dhe ndaj obligimet me të.
Ky rast është i treti brenda dy muajve që nga persona të pandërgjegjshëm dhe të trimëruar nga agonia e drejtësisë Kosovare dhe atyrë që udhëheqin me shëndetësinë sulmohen tre puntorë shëndetësor në shërbimin tonë(infermierët Arjeta Salihu dhe Shkëlqim Neziri),por edhe në shërbimet tjera emergjente në mbarë Republikën e Kosovës.
Shërbimet Emergjente në nivel vendi janë mjedise ku çdo ditë të lume shpëtohen jetë njerzish e njëheritë edhe mjediset ma të pasigurta për punë. Nuk ka shancë të kalojë një ditë punë në shërbimin tone pa kaluar ndonjë puntor nëpër sharje, kërcnime e gjëra tjera poshtruese nga njerzë të paskruplltë ku gjithë mllefin e tyre nga përditshmëria në pamundësi ta bëjnë tjetërkund e bëjnë tek ne sepse ne nuk mbrohemi nga askush, në hapsirat tona futen pas asnjë pengesë kush mundet edhe ata që nuk janë pacientë sepse ne nuk kemi mbrojtje nga askush. Kur kësaj i shtohet edhe deklaratat e lloj lloj personi publik nëpër portale se duhet sulmuar mjekët atëherë kjo dukuri merr karakter shtazarak.
Shërbimi Emergjent nuk ka roje sigurie edhe pse si shef i këtijë shërbimi 5 vjet rresht kam kërkuar nga drejtoria ,kjo kërkesë asnjëherë nuk është aprovuar.Këtë gjë e ka bërë edhe vetë dr.Sefa.Mjekët dhe personeli shëndetsor janë bërë thes boksi sepse nuk mbrohemi .
Njerzë,a mundeni të hyni në objektet qeveritare,të drejtësisë,gjyqe ,banka apo edhe shërbimet komunale pa kaluar së paku në dy dyer sigurie dhe roje që bëjnë kontrolla si ne do sulmojmë e jo për të kryer shërbime.
Ata që kanë këto privilegje nuk janë aspak të rëndësishëm se sa ne. Nuk ka asnjë shërbim në Republikën e Kosoves ku kryhet punë ma shpejtë se në shërbimet emergjente ,jo vetëm në shëndetësi,por edhe në çdo shërbim tjetër. Koha e pritjes në shërbimet emergjente në Evropë e botë është mbi 5 orë, tek në 0-5 minuta.
Mjekët emergjent dhe infermierët që punojnë në këto shërbime janë aset shumë i rëndësishëm dhe jetik për shëndetësinë në mbarë botën dhe mjekët më të vlerësuar,më të çmuar dhe mbrojtur ku polici e ruan në çdo çast, ndërsa tek ne, ma i mbingarkuari me punë ,më i pa vlerësuari dhe ma rrezikuari gjatë punës së tij.
Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.
Prandaj,ju bëj thirrje të gjithë atyre duke filluar nga MSH,gjykatat e prokuroria por edhe nga Sindikata e Oda e Mjekëve ti reagojnë dhe ti dënojnë këto akte qyqare ndaj nesh ,sepse neve nuk do t’na mbetet gjë tjetër veçse të ikim nga ky vend e pastaj dimrin e madh do e vuani pa ne.
Dr.Avdi S.TAHIRI
Specialist i Mjekësisë Emergjente.