Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijët e tyre të katërtë.
Ylli televiziv kësaj here kishte vendosur që të bëhej nënë përmes lindjes me nënë surrogate për shkak se lindjen e fundit e kishte përjetuar me komplikime të placentës, transmeton GazetaShneta.
Si gjithmonë, vajzat Kardashian preferojnë të mbështjellin cdo ngjarje të familjes me vellon emisterit, e edhe kjo shtatzëni nuk kishte si të shkonte ndryshe.
Një nga temat më të përfolura kur Kim K dhe Kanye West bëhen prindër është pa dyshim emri që ata do ia vënë foshnjes.
Burime brenda familjes kanë bërë të ditur se emri për djalin e tyre është vendosur por që ende nuk është publikuar.
Por fansat tashmë kanë filluar supozimet e tyre të çmendura.
Sipas postimit të fundit të Kim, fansat po thonë se emri do të jetë “Bear” që në shqip do të thotë ari.
Kim ka postuar një shkrim duke lajmëruar fansat se foshnja është e shëndetshme duke vënë në fund një ‘emoji’ të arushit.
Dhe ky nuk mund të jetë një paramendim i gabuar pasi që emrat e 3 fëmijëve të parë janë po ashtu tejet unik.
Kardashian dhe Ëest janë prindër të North, Saint dhe Chicago West. /GazetaShneta/




