Lindja vaginale është mënyra se si ju do të lindni fëmijën tuaj nëse nuk keni komplikime që kërkojnë një prerje cezariane.
Mes tjerash, lindja vaginale është mënyra më e zakonshme për të lindur një fëmijë. Rreth 70 për qind e foshnjave lindin në mënyrë vaginale në Shtetet e Bashkuara, shkruan burimi Baby Center transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë një lindjeje vaginale, qafa e mitrës hollohet dhe hapet ndërsa mitra juaj tkurret për ta shtyrë fëmijën tuaj nga vagina. Kur filloni të ndjeni kontraktimet që vijnë në intervale të rregullta, ju konsideroheni të shkoni drejt lindjes.
Ndër të tjera, lindja vaginale është mënyra se si ju do të lindni fëmijën tuaj nëse nuk keni komplikime që kërkojnë një prerje cezariane. Në atë rast, foshnja lind përmes prerjeve në bark dhe mitër e kjo njihet si operacion i madh abdominal.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Procesi i lindjes ndodh në tre faza:
Faza 1
Faza e parë e lindjes fillon kur zbuloni kontraktime të cilat bëhen më të përhershme. Ky proces inicion ndryshimet progresive në qafën e mitrës dhe përfundon kur qafa e mitrës është zgjeruar plotësisht (e hapur). Për nënat të herës së parë, kjo fazë e lindjes mund të zgjasë nga 12 deri në 19 orë.
Faza 2
Faza e dytë e lindjes fillon kur ju jeni zgjeruar plotësisht dhe përfundon me lindjen e foshnjës tuaj. Kjo nganjëherë quhet faza e “shtytjes” dhe mund të zgjasë nga 20 minuta deri në disa orë.
Faza 3
Faza e tretë e lindjes fillon menjëherë pas lindjes së foshnjës tuaj dhe përfundon me lindjen e placentës dhe zakonisht zgjat 20 minuta ose më pak. /Gazeta Shneta/


